Kromi i merr jetën 45-vjeçarit
Stoqet e kromit i marrin jetën babait të 4 fëmijëve. I punësuar disa ditë më parë në një prej minierave private në qytetin e Bulqizës, Nevruz Gjoka u aksidentua për vdekje mesditën e djeshme.
BULQIZE/ ENVER DOÇI
Ai u mbulua nga masive me gurë e krom në stokun e zonës 41, ndërsa po mundohej të mblidhte sa më shumë mineral që të nxirrte bukën e gojës. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 45-vjeçari po mblidhte krom në një tunel që punëtorët kishin hapur me mjete rrethanore nën një masiv gjigant kromi. Bashkë me 30 punëtorë të tjerë, Gjoka ishte punësuar në firmën “Ceka”, ku paguheshin çdo ditë në bazë të sasisë së kromit që mblidhnin. Gjatë kësaj pune, duke menduar vetëm për kilogramët e mineralit që do të siguronte, ka ndodhur dhe tragjedia për minatorin. Rreth orës 14:30 masivi shkëmbor ka rënë mbi trupin e Nevruz Gjokës. I pari që ka nxituar për t’i ardhur në ndihmë Gjokës ka qenë djali i njërit prej pronarëve, Bardhyl Duriçi, i cili ka marrë plagë në gjymtyrët e poshtme. Pas shumë përpjekjesh punëtorët kanë arritur të nxjerrin nga masivi Gjokën dhe Duriçin. Nëse Gjoka kishte humbur jetën vetëm pak minuta pas mbulimit nga inertet, Duriçi ka arritur të shpëtojë dhe pas dërgimit në spital mjekët janë shprehur se është jashtë rreziku për jetën. Policia lokale sqaroi se firma private “Ceka” është licencuar nga Ministria e Ekonomisë një muaj më parë. Policia tha se kishte shoqëruar disa persona, por grupi hetimor sqaroi se për ngjarjen në fjalë do të përgjigjet më hollësisht drejtuesi teknik, Nexhbedin Marku. Mësohet se viktima nuk kishte kontratë pune, pasi ashtu si dhe 30 punëtorët e tjerë paguheshin në bazë të nxjerrjes së kromit që gjendet në sipërfaqe. Të vetmit persona të siguruar të firmës rezultojnë ata që punojnë në galeritë e brendshme të minierës. Pas ngjarjes, përfaqësuesit e medias dhe familjarët e viktimës nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e spitalit lokal për të pyetur të mbijetuarin Bardhyl Duriçi. Njerëz të afërm të drejtuesve të firmave private të kromit kanë kërcënuar gazetarët dhe kanë kërkuar nga ata të mos guxojnë të pasqyrojnë të vërtetën.
Rreziku i masiveve të kromit
Eshtë bërë thuajse e zakonshme të dëgjosh për aksidentet fatale që ndodhin jo më brenda galerive, por jashtë tyre, ku qindra persona gërmojnë çdo ditë për të gjetur kromin e grumbulluar prej vitesh. Vetëm në qytetin e Bulqizës funksionojnë 8 miniera private, të cilat punësojnë persona të ndryshëm për të gjetur në stogjet gjigante. Asnjë lloj sigurie nuk u ofrohet këtyre punëtorëve, të cilët çdo moment jetojnë me ankthin se mund të pësojnë një fat tragjik si ai i 45-vjeçarit.