Vdekja klinike e partive elektorale
TIRANE- Nëse në Kosovë një parti e re, si Vetvendosja, pas më pak se një viti nga krijimi arriti të renditej e treta në zgjedhje, në
Shqipëri një gjë e tillë hëpërhë nuk ka gjasa të bëjë vaki. Nuk mund të ndodhë të fitojnë as partitë që janë krijuar në ditët e para të pluralizmit, 20 vjet më parë, të ashtuquajtura të vogla, të cilat morën tatëpjetën sidomos pas ndryshimeve të Kushtetutës, duke dalë jashtë loje e duke mbetur kokoshi një thelë, - vetëm me kryetarët e tyre të pazëvendësueshëm, të cilët, për t'u faktorizuar në politikë, tashmë janë të detyruar të venevijnë herë pas njërit e herë pas tjetrit kryetar, herë në korridoret e PS-së e herë të PD-së. Sa vjen e fushatat elektorale kthehen në farsë, në sheshe grindjesh, konfliktesh e shpifjesh rutinore, sepse vetëm në këtë klimë asfiksonjëse mund të vdesin partitë elektorale, mund të trulloset elektorati, mund të manipulohet vota dhe votuesi, mund të krijohen e çimentohen kultet, d.m.th, mund të mbijetojnë gjatë partitë kryetariale.
Demagogjia njëzetvjeçare që po bëjnë të njëjtat fytyra nëpër tribuna dhe ekrane e ka zvjerdhur besimin e ndryshimit të vërtetë të jetës e shoqërisë. Në Shqipëri ka cofur mundësia të ketë asish parti demokratike, të cilat garantojnë qarkullimin e elitave dhe ideve të reja, që krijojnë hapësira e mundësi të shfaqen e të fitojnë më të mirët e më të aftët, sepse partitë janë privatizuar. Partitë e privatizuara pranojnë me qejf të drejtohen nga liderë kordhëtarë, nga ai xhins bllokqensh të transformuar në bllokmenë që nuk kanë e frikë ndëshkimin e nesërm nëpërmjet votës, as Drejtësisë, ngaqë janë bërë, "me vota demokratike", të pazëvendësueshëm, të përjetshëm, të pagabueshëm, të pandëshkueshëm. Mund të humbasë partia, mund të humbasë elektorati, militantët, kandidatët, mund të bëhet problem ndërkombëtar cilësia e zgjedhjeve, por kurrë e në asnjë rast nuk humbet kryetari. "Partia na dha lirinë", shkruhej dje nëpër mure! Kryetari dje na dhuroi diktaturën e proletariatit, ndërsa sot mëkëmbësi i tij, natyrisht me tjetër emër, por ama me gjithaq "merita historike", "është Ai (dhe jo populli e as studentët!) që përmbysi diktaturën më të egër të botës dhe na solli demokracinë", nj'at demokraci deledash ku ligjin e bën më i forti, ku të drejtë ka përherë më harbuti, ku i pasur bëhet vetëm ai që vjedh e përvetëson pronat e tjetrit me vulën e kryetar-partisë...Në një anarki totale vlerash nuk mund të ketë parti elektorale, as konkurrencë të ndershme, rrjedhimisht as garë normale zgjedhore. Jo rastësisht nëpër stadiumet tona rrihen në çdo ndeshje futbolli arbitrat dhe lojtarët mes vedi, sepse Kuvendi i të zgjedhurve tanë, në të vërtetë është një nga stadiumet tona ku fiton ose ai që ushtron dhunë e terrorizon arbitrin, ose ai që e blen rezultatin para ndeshjes…Kjo quhet politikë e suksesshme!
Aq janë atrofizuar së brendshmi partitë, sa tani kemi parti-private, parti-kazerma ku urdhri i komandantit nuk diskutohet; ku komandanti ka vetëm të drejta dhe të drejtë; ku rezultati elektoral dihet ende pa u bërë zgjedhjet; ku i zgjedhuri nuk zgjidhet, por emërohet; ku i "zgjedhuri", pasi e merr mandatin nuk e njeh më qytetarin dhe interesat e tij, po vetëm fjalën, interesin dhe urdhër-porositë e kryetarit; ku opinioni publik është i sterilizuar për të mos patur ndikim; ku Drejtësinë e jep apo e ç'bën vetëm kryetari i partisë që është në pushtet…Zgjedhjet parlamentare apo vendore janë simotra të zgjedhjeve brenda partive, ku demokracia e brendshme dhe vota e lirë janë fusha të minuara e të rrezikshme. Partitë tek ne nuk janë më elektorale, sepse dy shtyllat e Lirisë, si i quajti Berisha, - Fjala dhe Vota, - nuk kanë më kuptim, as peshë, as vlerë, as rëndësi. Prej vitesh funksionon i njëjti mekanizëm që ka PD-ja, ku tashmë nuk ka nevojë të bëhen zgjedhje brenda partisë për postin kryetarit, sepse kryetari tashmë është i zgjedhur njëherë e përgjithmonë, në jetë të jetëve! Edhe farsa e vënies së një kukulle si rival alternativ i Berishës tani është lënë mënjanë, se ngjan qesharake, se "prapa më vjen historia!" Në këtë parti nuk ka nevojë as për zgjedhje të anëtarëve të Kryesisë, as të forumeve, madje as për mbledhje e vendimmarrje formale të tyre, por vetëm për dalje të përditshme të kryetarit nëpër TëVëra, ku ai dhe vetëm ai do të na shpjegojë sa të lumtur jemi nën drejtimin e tij!
Vini re si e dëgjojnë ministrat e tredhur kryeministrin tek flet në mbledhje të qeverisë, ku as edhe një herë të vetme nuk dëgjojmë ndonjë syresh të shprehë mendimin e vet. Vini re si flasin dhe si kacafyten në Kuvend, nëpër debate e foltore deputetët e zëdhënësit partiakë: ata nuk e njohin turpin, as peshën, as përgjegjësinë e Fjalës; ata të japin përshtypjen se nuk kanë as bindje dhe as vetëdijen e të zgjedhurit nga populli, e një të deleguari që mban përgjegjësi, por të një mercenari partiak që reciton e mësyn sipas porosive të kryetarit…Ata nuk duan t'ia dinë për gjykimin e qytetarëve. "Të zgjedhurit" tanë nuk druhen si do të vlerësohen nesër e ç'emër kanë krijuar në publik. Ata nuk kanë frikë nga votimi i nesërm, sepse për ta nuk ka pikë rëndësie ç'mendojmë ne për ta, po në se do t'i pëlqejnë apo jo kryetarit… "Të zgjedhurit" tanë "me vota të lira dhe të ndershme" e dinë që në të vërtetë nuk jemi ne ata që i zgjedhim, edhe pse votojmë një herë në katër vjet, po është kryetari i partisë ai që, ose të ngre në majë, ose të fundos në anonimitet! Mandatin e deputetit, të ministrit, të anëtarit të një bordi, postin e lartë të kryetarit të shtetit, të Avokatit të Popullit, të kryetarit të KLSH-së, të Prokurorit të Përgjithshëm, të kryetarëve të KQZ-së, të gjykatave, etj, etj, nuk jepen e nuk dalin nga vota popullore, por nga pëlqimi ose jo i kryetarit të partisë që ka pushtetin. Ja përse të gjithë këta "të zgjedhur" nuk ndjejnë asnjë detyrim ndaj votuesit, nuk pyesin as për interesin kombëtar, sepse popullin e shohin dhe e vlerësojnë njëlloj si qytetarin e Bulqizës të braktisur në mëshirë të fatit…Është Ai, pa është partia; është partia, pa jemi ne! Kjo do të thotë: është Ai që përmbysi diktaturën, që na futi në NATO, që na dha vizat e…e që na bëri kaq të lumtur! Kjo propagandë intensive, njëlloj si në diktaturë, tekefundit synon ta transformojë popullin në një kope, ndërsa qytetarin e ndërgjegjshëm në një qenie të kapur rob, konkluzioni përfundimtar i të cilit lipset të jetë: a ia vlen t'i biesh murit me kokë?!
Edhe në zgjedhjet e pritshme, në fakt ne do të jemi të detyruar të votojmë për dy parti, apo e thënë më sak: për dy kryetarët e tyre. Emrat e kandidatëve, programet e partive, bashkë me fushatat, shpenzimet, koncertet, premtimet apo akuzat e ndërsjella që do të dëgjojmë, do të kenë shumë pak ndikim në rezultatin e votimeve. Më mirë se kushdo këtë e di Berisha, i cili, për këtë arsye deklaron zëplotë se do të jetë Kryeministër edhe në zgjedhjet e vitit 2018, që do të thotë se ai përnjëmend beson se tek ne nuk ka më parti elektorale, se zgjedhjet do të jenë formale edhe në vitin 2018, ndaj ai do t'i fitojë edhe dy zgjedhjet të tjera parlamentare…Sipas kësaj logjike nuk ka asnjë rëndësi rezultati real i zgjedhjeve, as opinioni publik, as raporti me ndërkombëtarët; madje në trurin paranojak të këtij biçim udhëheqësi nuk ekziston as mundësia më e pakët që edhe ata qytetarë që sot për sot e ndjekin pas verbërisht dhe i japin votën, nesër mund të zhgënjehen, si ndodh në të gjitha vendet demokratike…Sepse Ai kërkon me ngulm e do të bëjë të pamundurën e të pabërën që të jetë kryeministër edhe në vitin 2018! Fatkeqësisht, ca për interesa meskine, ca për mediokritet, ca se janë të inkriminuar e të korruptuar, me këtë mendësi tipike totalitare janë infektuar jo pak njerëz që ende besojnë se pa Berishën nuk ka PD, nuk ka as demokraci, as zhvillim, as Shqipëri, njëlloj si në kohën e Dumbabës së parë. Por kjo mendësi prej skllavi nuk mund të shkojë më gjatë në demokraci se ç'shkoi në diktaturën që kaluam, pasi, po ndodhi kjo hata, që Berisha të sundojë më gjatë se Enveri, atëhere kjo lloj "zgjedhjeje" do të ishte njolla më e turpshme dhe më e pashlyeshme e historisë sonë!
Megjithatë duhet pranuar: Berisha ka mundur të realizojë ëndrrën e përjetësisë në politikë sepse nuk ka lënë hapësirë për parti elektorale, të cilat jo vetëm me statut, po edhe me moral, ndjehen të detyruara të ndërrojnë kuajt e karrocës, ngaqë e respektojnë rrotacionin demokratik, ngaqë kanë përgjegjësi, po edhe frikë nga vota, nga opinioni publik, nga gabimet, nga ballafaqimi me të vërtetën, me historinë e me Ligjin, nga konkurrenca e ndershme dhe e hapur që sjell përparimin...Por në Shqipëri kryetarët e partive të mëdha nuk humbasin kurrë edhe kur partia humbet. Kryetarët besojnë se qytetarët shqiptarë janë të destinuar të jenë e të sillen si ajo militantja e Beratit që pranoi të rrinte edhe pa ujë, edhe pa drita, edhe pa bukë, mjaft që udhëheqësia e partisë të mos përçahej, nj'ashtu si ata gërdecarë, shkodranë apo nënshkodranë që edhe të përmbytur a të hedhur në erë, brohorasin: të marrsha të keqen Sali Berisha! Shpëlarja e truve nga propaganda është problemi ynë më madhor! Prej njëzet vitesh ne kemi qenë të detyruar të votojnë më shumë kundër se pro: ose "për inat të sime vjehrre", ose të pranojmë të keqen me të vogël…Kjo është edhe një arsye më shumë përse tek ne kanë vdekur partitë elektorale dhe përse, ndryshe nga bota demokratike, ne nuk kemi mundësi të zgjedhim më të mirët e kandidatëve dhe alternativave, sepse jetojmë e mendojmë si në luftë: ose me ne, ose kundër nesh!
Ja përse kryetarët e partive nuk kanë frikë nga gabimet, nga gënjeshtrat, nga korrupsioni, nga krimet, nga dëmet, nga dështimet, nga demagogjia dhe nga mashtrimet e përditshme, sepse e dinë që, sido të bëhen zgjedhjet, ata do të dalin të fituar, se do të marrin, me hir e pahir, votat tona, gjysmat pro e gjysmat kundër!
(GSH/BalkanWeb)