E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX vlereson bashkepunimin me Qeverine Shqiptare per ceshtjen Dick Marty

Kreu i misionit të Bashkimit Europian për vendosjen e ligjit në Kosovë, EULEX, z. Xavier Bout de Marnhac, në një letër falenderimi drejtuar Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z. Edmond Haxhinasto, vlerëson mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga senatori Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës, datë 7 janar 2011.

Ai shton se EULEX mirëpret angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një bashkëpunim të plotë me këtë investigim.

Gjithashtu, De Marnhac i është përgjigjur pozitivisht ftesës së zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, z. Haxhinasto, për të vizituar Shqipërinë së shpejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›