E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane policia perforcon masat per rritjen e sigurise rrugore

Në sajë të masave të marra nga punonjësit e Policisë Rrugore të kryeqytetit vetëm gjatë ditës së djeshme janë vendosur 799 masa administrative.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, bëhet e ditur se me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidetale dhe rritjen e sigurisë në rrugë është krijuar dhe po funksionon grupi Task-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe specialistët në Komisariatet e Policisë Tiranë.

Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më i frytshëm me Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit dhe në veçanti në akset rrugore të zonave rurale.

Bashkëpunimi konsiston edhe në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në Komisariate.

Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›