Tiranë, arrestohet autori i plagosjes së 16-vjeçarit

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së 16-vjeçarit ditën e djeshme në Babrru. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 21-vjeçari Idriz Nuredini i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 16 vjeçarin me inicialet E.Ll.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12.30, në Kodër Babrru ku 21-vjeçari Nuredini pas një konflikti për motive të dobta ka plagosur rëndë me thikë në pjesën e shpinës E.Ll, 16 vjeç, banues në Babrru Kodër.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 21-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje".