EULEX, zbarkim 100 vetesh ne jave
Nga 100 pjesetare te EULEX-it do te zbarkojne cdo jave ne Kosove, duke filluar per nje periudhe kohore te shkurter, bene te ditur dje, burime brenda ketij misioni. Nje pershpejtim i zbritjes ne vend te zyrtareve qe kane per mision mbeshtetjen e Kosoves ne drejtesi, polici e dogana, sipas kesaj gazete, vjen si pasoje e reduktimit te UNMIK-ut, qe eshte paralajmeruar te filloje qe nga e hena e ardhshme. Aktualisht jane 380 pjesetare te EULEX-it te pranishem ne Kosove, ndersa rreth 2.000 duhet te jete numri i teresishem i tyre, kur ai te funksionalizohet ne teresi.