E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi me UNMIK, sot nenshkrimi

Memorandumi i Mirekuptimit mes UNMIK-ut dhe misionit evropian per sundim te ligjit, EULEX pritet te nenshkruhet sot paradite. Zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, i ka thene KTV-se, se firmat e nenshkrimit ne dokumentin e pare te ketij lloji do t'i hedhin shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, dhe ai i misionit planifikues te BE-se ne Kosove, Roy Reeve. Ky memorandum pritet te qartesoje edhe me shume rolin e misionit evropian ne Kosove, respektivisht procesin e metejshem te rikonfigurimit te UNMIK-ut ne Kosove. Edhe zv.shefi i perkohshem i UNMIK-ut, Nicholas Haysom, dje ka deklaruar se memorandumi do te qartesoje edhe me teper rolin e te dyja misioneve nderkombetare ne vend. Nderkohe, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pritet qe sot te kthehet ne Prishtine nga pushimi i tij vjetor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›