E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, jo studimeve ne universitete private

PRISHTINE - Asnje universitet privat ne Kosove, nuk do te kete te drejte te pranoje studente te rinj per vitin e ri akademik 2008-2009. Pavaresisht akuzave, Enver Hoxhaj, minister i Arsimit Shkences dhe Teknologjise thote se nuk ka ndermend te leshoje pè. Per kete ai tha se ka edhe perkrahjen e plote te Qeverise se Kosoves, e cila ne muajin e kaluar kishte marre vendim qe te mos akreditohet asnje nga Bartesit e Arsimit te Larte Privat. Hoxhaj thote se te gjitha universitet duhet te vazhdojne punen normale, deri ne fazen e re te akreditimit, e cila do te ndodh ne vitin e ardhshem. "Jemi shume te interesuar qe vertete t'i mbeshtesim Bartesit Privat te Arsimit qe te akreditohen", shton ai.

Deri atehere, Universitetet nuk do te kene te drejte te pranojne studente te rinj, ndersa ata qe tashme kane bere nje te gje te tille duhet te mbajne vete pergjegjesi per kete veprim. Hoxhaj thote se Ministria eshte e interesuar qe arsimi i larte privat, i mesem dhe ai fillor te kete rol, te rendesishem ne sistemin e Arsimit ne Kosove. "Gjate vitit te ardhshem do te shihet se cilat universitete do te jene te perkushtuara qe t'i plotesojne ato standarde, te cilat tashme jane te njohura. Por nuk ka nevoje per pesimizem, per frike ne mesin e studenteve", paralajmeron ministri Hoxhaj. Ai siguron te gjithe studentet se do te behen perpjekje maksimale qe sektori arsimor i larte privat te rregullohet me kriteret e tregut te dijes, te cilat edhe nderkombetarisht pranohen.

Ministri Hoxhaj thote se Qeveria e Kosoves merr pergjegjesi vetem per sigurimin e cilesise ne studime. "Prandaj kemi vendosur qe universitetet mos te akreditohen, si pasoje mos te kete licencim dhe per rrjedhoje mos te kete pranim te studenteve ne vitin e pare, sepse ende nuk e dime se cilat universitete do te jene ne gjendje qe vertet t'i plotesojne kushtet e akreditimit vitin e ardhshem", shton ai. Ministri ka kerkuar nga bartesit e Arsimit Privat qe te punojne, ne menyre qe ne vitin e ardhshem te arrihen keto standarde. Ndersa, per paralajmerimet e nje grupi studentesh per te paditur udheheqesit e Universitetit "Dardania" per mashtrim, Hoxhaj thote se ajo ceshtje i takon vete universitetit.

Ministri Hoxhaj shume here ka paralajmeruar Universitet private qe mos te pranojne studente pas perfunduar procesi i akreditimit dhe licencimit. Megjithekete, shume Universitet te bindura thelle se do te akreditohen kane pranuar studenteve, ende pa perfunduar perpilimi i raportit te akreditimit nga Keshilli Britanik per Akreditim. Nderkohe, ne afatin e shtatorit ne Universitetin e Prishtine jane edhe mbi pese mije vende te lira. Zyrtare te UP-se, thane se po presin te perballen me nje fluks te madh.

Artan Behrami

Marre nga gazeta "Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›