Helmimi, mjeket dyshojne per salmonele
Elbasan- Intoksikacioni i ndodhur ne fshatin Grekan te Elbasanit mendohet te jete shkaktuar nga salmoneloza. Sipas te dhenave te para mikrobi mund te kete qene i lokalizuar ne mishin e pules, ose ne vezet e perdorura ne embelsiren e konsumuar. Burime te Shendetit Paresor ne kete rreth theksuan se kane marre kampione per analiza nga pilafi, mishi dhe embelsira e konsumuar, te cilat do te mbillen ne laboratorin e sherbimit te higjenes dhe epidemiologjise. Ne te njejten kohe jane ushtruar kontrolle dhe eshte bllokuar shitja e mishit ne dyqanin ku familjet Sallaku dhe Hazisi kishin blere pulen. Per te percaktuar shkaktarin e helmimit jane marre analiza edhe nga pacientet e semure. Specialiste te higjenes dyshojne se helmimi eshte shkaktuar nga salmoneloza, nje mikrob qe shperthen ne mishin dhe vezet e prishura dhe qe ka rezistence te larte. Temperatura e larte eshte edhe terreni me i pershtatshem per zhvillimin e tij.
Ne spitalin Pediatrik dhe ne spitalin Infektiv, gjendja paraqitet nen kontroll. Te fundit qe kane lene spitalin ishin Marsela Sallaku, 11 vjece dhe Esmeralda Hazisi, 8 vjec. Ne spitalin Infektiv vazhdojne te jene te shtruara Irena Sollaku, 23 vjece dhe Mimoza Hazisi, 39 vjece. Mjeku Lefter Guxho u shpreh se gjendja shendetesore e pacienteve ka ardhur duke u permiresuar dhe se nuk kane asnje rrezik per jeten. Priten pergjigjet e analizave perfundimtare qe edhe prokuroria te kryej veprime te tjera per ngjarjen dhe ndaluar pergjegjesit. Nga helmimi mengjesin e se shtunes u preken 11 pjesetare te dy familjeve ne fshatin Grekan te Elbasanit, qe u derguan me urgjence ne spital. Dy prej pacienteve ishin me rende, ndersa ka pasur edhe gjashte femije. Po diten e shtune ne spital jane paraqitur edhe kater paciente te tjere me simptoma te helmimit nga ushqimi, kryesisht te moshuar. Irena Sallaku, nje prej pacienteve qe gjendet ende ne spital, tha se, "nje nate me pare (te premten), bleme nje pule ne dyqanin e fshatit. Nuk konstatuam asgje tek pula, pasi blejme gjithmone dhe nuk kemi pasur probleme. E gatuam dhe beme edhe pilaf me te. Pjesen e mbetur e futem ne frigorifer dhe e hengrem te nesermen". Kurse Agim Sollaku u shpreh se familja iu helmua nga pilafi i pules. "Temperaturat jane te larta dhe gjella eshte prishur ne frigorifer. Ne keshtu mendojme, pasi nuk kishim as drita, megjithate jane organet kompetente qe do te zbardhin te verteten", tha ai. Grupi hetimor dyshon tek helmimi nga mishi i pules, por edhe veza e perdorur ne embelsiren e gatuar nga familjet Hazisi dhe Sallaku.
Fatos Salliu