E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti ne Kaukaz ndryshon harten strategjike te Evropes

Nga Judy DEMPSEY*

Tanket ruse kane kaluar duke bere zhurme neper pjese te ndryshme te Gjeorgjise dhe jane duke imponuar nje rishikim themelor te interesave strategjike neper Evrope ne nje menyre qe nuk ishte marre ne konsiderate prej renies se Murit te Berlinit ne Nentor 1989 dhe renien e mepasme te komunizmit. Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane kane inkurajuar liberalizimin ne vendet qe dikur kishin qene vendosmerisht nen mbrojtjen e sovjetikeve. Tani, ata po gjenden vete ne nje situate kur shtrojne nje pyetje e cila eshte bere dy dekada me pare: Sa larg do ose mund te shkoje Rusia, dhe cilat duhet te jete pergjigjja? Pergjigjja nuk do te jete vetem per BE, por me tej ne kufirin e saj te ri lindor, ne vendet dikur te panjohura te tilla si Moldavia dhe Azerbaixhani.

Tashme, SHBA kane ndryshuar kursin kundrejt Moskes. Nuk do te kete asnje aksion ushtarak amerikan ne Kaukaz, por duke derguar Kondolenza Rajsin ne Gjeorgji dhe duke insistuar qe Rusia te terhiqet, Uashingtoni nenvizoi se ruset nuk duhet te levizin drejt kryeqytetit, Tbilisi. Udheheqesit franceze, duke vepruar ne emer te Evropes, gjithashtu u ka thene ne menyre te vendosur ruseve se ata nuk duhet te insistojne per te larguar presidentin e Gjeorgjise, Mikheil Saakashvili, si parakusht per nje armepushim.

Me ne perendim ne Poloni, negociatoret amerikane te enjten arriten te kapercejne rezistencen per tu dhene polakeve raketat e avancuara Patriot ne shkembim te vendosjes se pjeseve te nje sistemi mbrojtjes kunder raketave atje. Ky sistem, insistojne amerikanet, eshte menduar per te menjanuar sulmin nga Irani.

Ambasadori rus ne NATO, Dimitrij Rogozin, nuk ishte i vetmi anetar i lidershipit ushtarak dhe politik rus i cili i shikon gjerat ndryshe. "Fakti qe kjo ishte nenshkruar ne nje periudhe te krizave shume te veshtira ne marredheniet midis Rusise dhe SHBA mbi situaten ne Gjeorgji tregon se natyrisht qe sistemi i mbrojtjes kunder raketave nuk do te dislokohej kunder Iranit por kunder potencialit strategjik te Rusise", i deklaroi ai Reuters-it. Polaket, ne te vertete, kane ne mendje sigurine e tyre. "Polonia deshiron te jete ne aleanca ku asistenca vjen ne oret e para te cdo konflikti te mundshem", thote kryeministri Donald Tusk. "Realiteti eshte se marredheniet nderkombetare jane duke ndryshuar", thote Pawel Swieboda, drejtor i demosEuropa, nje organizem i pavarur kerkimesh me qender ne Varshave. "Per here te pare prej 1991, Rusia ka perdorur forcen ushtarake kunder nje shteti sovran ne epoken post-sovjetike. Bota nuk do te jete e njejta. Nje fenomen i ri eshte shpalosur perpara syve tane: nje fuqi e ringjallur qe eshte e gatshme te perdore forcen per te garantuar interesat e saj. Perendimi nuk e di sesi te pergjigjet".

Gati 20 vjet me pare diskutohej nese Kremlini, ne ate kohe nen Mikhail Gorbacovin, do te nderhynte ushtarakisht per te ndaluar shembjen e komunizmit. Por Gorbacovi zgjodhi ta linte te lire Evropen lindore ndersa fokusohej - me kot- per te parandaluar vete shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Blloku komunist shtrihej nga Deti Balltik ne veri deri ne Bullgari ne jug , prej asaj kohe eshte antaresuar ne BE dhe NATO - nje akt heroik, megjithe te metat, qe sipas pikepamjes se Perendimit e ka bere kontinentin me te sigurt dhe me demokratik.

Por Rusia nuk e ka pelqyer kurre zgjerimin e NATO-s. Ne vitet 1990', ajo ishte shume e dobet per te rezistuar; sot, ne Kaukaz, Rusia eshte duke treguar fuqine e saj duke i derguar nje mesazh te pagabueshem: Gjeorgjia, ose Ukraina shume me e madhe nuk do te lejohen kurre qe ti bashkohen NATO-s.

Implikimet e veprimit te Rusise jehojne shume me pertej kesaj, nga marredheniet e ngaterruara te Bashkimit Evropian me furnizuesin e saj kryesor energjetik, Rusine, nga Armenia dhe Azerbaixhani ne jug, tek Ukraina dhe Moldavia.

Ky rajon ka gjithcka qe Perendimi dhe Rusia i lakmojne dhe urrejne: rezerva gjigante te naftes dhe gazit, ndarje dhe tensione te panumerta etnike, regjime autoritare dhe te korruptuara, xhepa territoresh te cilat jane bere territore per shtimin ose strehe e sigurt per fundamentalistet islamike. Si rezultat, rajoni eshte bere arene e kompeticionit midis amerikaneve dhe evropianeve nga njera ane, dhe Rusise nga ana tjeter, mbi ate sesi te sillen keto vende ne sferat e tyre respektive te influences.

BE- si gjithmone e ngadalte dhe e percare - ofron pak propozime konkrete per te sjelle vendet te cilat Rusia i quan "fqinjet e afert" - Bjellorusise, Ukraines, Kaukazit dhe KAspikut - me prane Evropes. Rusia insiston se ajo duhet te mbroje ruset etnike dhe qytetaret ruse ne keto vende - nje pike qe Presidenti Nikolas Sarkozi e Frances duket se e pranoi kete jave ne nje shfaqje ne Kremlin me Presidentin Dimitrij Medvedev.

Takimi urgjent kete jave i Ministrave te Jashtem te BE-se tregoi sesa te percare ata jane. Analistet thone se per shkak te kesaj 27 vendet anetare nuk kane qene ne gjendje per te ndare pikepamjet e tyre mbi Rusine prej adoptimit te nje strategjie te qarte kundrejt ish-republikave sovjetike ne kufijte e rinj lindore te BE.

"Kriza e Gjeorgjise tregoi se Rusia eshte ne nje proces testimi lidhur me ate sesa larg mund te shkoje", thote Niklas Nilsson i Institutit te Azise Qendore-Kaukazit ne Stokholm. "Kjo eshte pjese e nje loje me te madhe gjeopolitike. Ka ardhur koha per evropianet qe te vendosin se cfare influence ata duan ne ish-shtetet sovjetike. Kjo eshte sfida me e madhe strategjike me te cilen BE-ja po perballet tani".

NATO, e drejtuar nga SHBA dhe disa vende te Evropes Lindore, eshte bere shume me active. Ne nje samit ne Bukuresht ne Prill, Gjeorgjia dhe Ukraina, deshtuan te merrnin nje rruge konkrete drejt anetaresimit ashtu sic kishin menduar ata, por siguruan nje premtim per t'iu bashkuar perfundimisht asaj.

Gjeorgjia dhe mbeshtetesit e saj thone se anetaresimi ne NATO do te kishte mbrojtur gjeorgjianet nga tanket ruse. Diplomatet evropiano-perendimore e kundershtojne kete me dallimin se Gjeorgjia nuk eshte ne NATO, dhe ajo nuk mund te evokoje Nenin 5 te Kartes se Atlantikut e cila percakton se nje sulm ndaj nje vendi anetar justifikon vendet e tjera te aleances qe te vijne ne mbrojtje te tij.

Ruset e rigjalleruar rishtazi, te nxitur nga te ardhurat e naftes dhe gazit dhe nga udheheqja e vendosur e Vladimir Putinit, kane luajtur pjesen e tyre me me pak hezitim.

Tomas Valasek, drejtor per politiken e jashtme dhe mbrojtjen ne Qendren per Reformat Evropiane ne Londer, thote se Rusia ka perdorur karten etnike dhe territoriale me qellim qe te bindi disa prej vendeve te NATO-s se duke pranuar Ukrainen ose Gjeorgjine do te rezultoje shume me e rrezikshme dhe me e paqendrueshme sesa ti linin ata jashte. Inkursioni i Gjeorgjise ne Osetine e jugut, ne daten 7 Gusht, nje territor qe lufton kunder Gjeorgjise nga 1990-1992, i sherben te dyja ketyre argumenteve te Moskes dhe objeksionet pasionante te Moskes ndaj mbeshtetjes se Perendimit per nje Kosove te pavarur.

Duke e njohur shkeputjen e Kosoves nga Serbia, paralajmeroi Putin pranveren e kaluar, dhe Rusia do ta konsideroje te drejte te beje te njejten gje me Osetine e Jugut dhe enklaven tjeter te Abkhazise - ku Putin ka nevoje per stabilitet me qellim qe te realizoje projektin e tij te dashur te Lojrave Olimpike Dimerore te 2014 ne Socin prane saj.

Ukraina, me e madhe sesa Franca dhe tradicionalisht eshte pare nga ruset si nje pjese integrale e trashegimise dhe dominimit te saj, ka qene dukshem e qete gjate javes se kaluar. Presidenti Viktor Jushenko fluturoi drejt Tbilisit me presidentet e shteteve balltike dhe Polonise per te treguar mbeshtetjen e tyre. Por me vone ai nuk arriti ti bashkohet atyre ne krah te presidentit Mikheil Saakashvili. Si Jushenko ashtu edhe kryeministrja Julia Timoshenko kane qene te matur. "Ata jane shume te shqetesuar mbi Krimene dhe situaten e energjise perpara dimrit", thote nje zedhenes qe nuk pranoi te citohej zyrtarisht.

Ne rastin e Krimese, Jushenko ka nenshkruar nje dekret qe do te vendoste kontrollin e metejshem mbi hyrjen ne portin e Sevastopolit, ku eshte vendosur flota ruse e Detit te Zi. Rusia ka insistuar se ajo do ta mbaje floten atje megjithe marreveshjen e 1997 midis Moskes dhe Kievit qe e perfundon qirane e bazes ne 2017.

Zyrtare te larte ukrainas thone se pergjigjja e dobet e BE-se ndaj Gjeorgjise jo vetem qe do te trimeroje Rusine per tu fokusuar me tej tek Ukraina, ku shume banore flasin rusisht dhe, vecanerisht ne gjysmen lindore, shikojne nga Moska, jo nga Kievi per lidership.

"Kriza ne Gjeorgji ka implikime te qarta per sigurine rajonale, dhe sigurisht per Ukrainen", thote Hryhori Nemyria, zv/Kryeminister i Ukraines qe eshte pergjegjes per integrimin evropian: "Kjo krize tregoi qartazi se vakuumi i sigurise qe ka ekzistuar ne hapesiren post-sovjetike mbetet i rrezikshem.

"Pas Gjeorgjise eshte Ukraina", thote Swieboda. "BE dhe SHBA nuk mund ti largojne tani syte nga Ukraina. Rusia do te beje gjithcka eshte e mundur per te siguruar qe NATO nuk do ti ofroje Ukraines shansin per te filluar bisedimet per anetaresim ne Dhjetor".

Sa per fqinjin lindor te Gjeorgjise, Azerbajxhanin, energjia dhe tensionet etnike ofrojne nje ushqim te bollshem per konflikte strategjike. Gjeorgjia dhe Azerbajxhani jane vendimtare per planet e BE-se per te ndertuar gazsjellesin Nabucco qe do te sjelle gazin nga Azia Qendrore dhe Azerbajxhani permes Gjeorgjise drejt Evropes. Kjo do te dobesonte vartesine e Evropes ndaj Rusise; eshte e veshtire te shikosh investitoret e rreshtuar per te financuar Nabuccon nese Gjeorgjia mbetet ne nje konflikt ushtarak. Azerbajxhani gjithashtu ka naften e Kaspikut, e cila duhet te udhetoje serish drejt perendimit mes Gjeorgjise.

Por eshte edhe statusi i pazgjidhur i Nagorni Karabahut, nje enklave armene ne Azerbajxhan, c'ka shpjegon perse presidenti Ilham Alijev i Azerbajxhanit ka qene teper i matur ne pergjigjen e tij ndaj krizes ne Gjeorgji. Pas luftes se pergjakshme ne fillimin e viteve 1990', Nagorni Karabahu funksionon si nje pjese e Armenise, mbeshtetur nga Rusia.

"Alijevi ka adoptuar nje stil te ndryshem nga Saakashvili", thote Leila Alieva, drejtore e Komitetit Kombetar mbi integrimin e Azerbaixhianit ne Evrope. " Ne e dime se Rusia eshte e perfshire ne Nagorni Karabah. Alievi nuk deshiron te provokoje Rusine duke u perpjekur te ndryshoje status quo-ne e kesaj enklave. Nese ai do te perpiqet ta beje kete, ai mund te shkaktoje nje reagim te madh rus ".

Marre nga: "The International Herald Tribune"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›