E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURALIUS: Gjyqësori vendime të hapura për publikun

Gjyqësori dhe marrëdhëniet e saj me mediat, ka qenë tema e diskutimit në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar nga OSBE dhe zyra e Avokatit të Popullit. I pranishëm në tryeze ishte dhe Vilhelm Treiber ekspert mbi menaxhimin e gjykatave nga misioni Euralius. Duke u ndalur mbi transparencën dhe të drejtën për informim, Treiber tha se nëpërmjet vendimeve, gjykatat japin drejtësi, por kjo e fundit duhet të transmetohet për tek publiku si një shenjë e funksionimit të ligjit dhe jo e dhunës. Në takim u diskutua dhe mbi aksesin që ka media në proceset gjyqësore si dhe problematikat e ndryshme, lidhur me informimin e publikut të vendimeve të drejtsëisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›