Sot në Hagë dëshmojnë SHBA dhe Rusia
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dëshmojnë sot Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të cilat do të japin argumentat e tyre pro dhe kundër ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara, pritet të dëshmojnë se pavarësia e shtetit më të ri është në përputhje të plotë me Ligjin Ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244, ndërsa Rusia do të jetë një mbështetëse e plotë e Beogradit. Në diskutimet e deritashme të procesit, i cili filloi në 1 dhjetor, argumentet e tyre i kanë paraqitur Serbia, Kosova, Shqipëria dhe 10 shtete të tjera. Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë nuk do të dalë me një vendim të prerë lidhur me statusin e Kosovës, pasi bëhet fjalë vetëm për një deklaratë këshilluese. Pavarësia e shtetit të ri është njohur deri tani nga 63 vende.