E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oda Dibrane Folklor nga 11 treva shqiptare

11 grupe folklorike nga brenda dhe jashtë vendit morën pjesë në Festivalin mbarëkombëtar, “Oda Dibrane” të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë. Kosova, shqiptarët e Maqedonisë dhe trevat e tjera u përfaqësuan me motive të njohura të këngës dhe valles popullore. Vallja lunxhiote, ajo gjirokastrite dhe dasma e Kaçanikut, ishin disa nga pjesët që morën duartrokitjet e shumta të publikut. Në këtë edicion të 15-të të “Odës Dibrane” u prezantua me një program të veçantë edhe grupi foklorik i Medvegjës.
Asambli “Besa” Gostivar dhe “Lidhja e Prizrenit” u vlerësuan për kostumografinë dhe performancën më të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›