EURALIUS: Tre gabimet e Alibeajt
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi dje një takim me dyer të mbyllura, ku rimori në shqyrtim projektligjin për administratën gjyqësore. Në rast se në mbledhjen e parë, më datë 1 tetor, KLD kishte ftuar për mendim kryetarët e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në mbledhjen e djeshme ishin ftuar edhe ekspertë të huaj. Mësohet se diskutimet kanë rrahur në tri pika: ekspertët e EURALIUS (Misioni Evropian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri) kanë deklaruar se në përgatitjen e projektligjit për administratën gjyqësore nuk është marrë mendimi i tyre. Së dyti, ekspertët e EURALIUS-it, por edhe ekspertë të tjerë të huaj, kanë deklaruar se në vendet e Evropës funksionimi i administratës gjyqësore nuk i lihet në dorë ministrit të Drejtësisë. Sipas tyre, ka dy modele: ose me ligj të posaçëm, sipas të cilit gjykata ka të drejta të plota mbi administratën, ose administrata gjyqësore është pjesë e shërbimit civil dhe zgjidhet nëpërmjet konkurrimit. Sipas projektligjit që është kthyer në debat edhe politik, parashikohen vetëm kompetencat e kancelarit të gjykatës, kurse aspektet e funksionimit të gjykatës i lihen në dorë ministrit të Drejtësisë. Dhe çështja e tretë e dalë në diskutimet në mbledhjen e djeshme ka qenë sugjerimi që në Shqipëri funksionimi i administratës gjyqësore të mos rregullohet nëpërmjet një ligji të posaçëm, por të jetë thjesht një shtesë e ligjit aktual për funksionimin e gjyqësorit. Në ligjin e miratuar në fillim të vitit ka dy dispozita për funksionimin e gjyqësorit, që e detyrojnë Parlamentin të ndërmarrë një hap të tillë. Pritet që KLD-ja t‘ia dorëzojë të hënën me shkrim rekomandimet zyrtare Komisionit parlamentar të Ligjeve.
Në mbledhjen e datës 1 tetor, gjyqtarët u ndanë në tri grupe. Shumica e gjyqtarëve hodhën idenë se KLD-ja duhet të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të disa neneve në këtë projektligj. Qëndrimet radikale janë kryesuar nga kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri dhe kreu i Gjykatës së Tiranës, Arben Meçe. Por grupi i dytë ka hedhur pretendimin se projektligji duhet të kthehet në Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim korrigjimin e gabimeve. Ndërsa grupi i tretë, i kryesuar nga nënkryetari KLD-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kërkojnë një javë kohë për të mbledhur të gjitha pretendimet dhe me ato të shkohet në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Të gjitha pretendimet e sipërpërmendura u votuan në mbledhjen e djeshme të KLD-së, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Në përfundim të saj, anëtarët e këshillit votuan pro idesë së nën/kryetarit Kreshnik Spahiu për të dërguar në Komisionin e Ligjeve kundërshtitë për projektligjin.
Tri ankesat:
1- Në përgatitjen e projektligjit për administratën gjyqësore nuk është marrë mendimi i tyre.
2- Në vendet e Evropës, funksionimi i administratës gjyqësore nuk i lihet në dorë ministrit të Drejtësisë. Ka dy modele: ose të varet nga gjyqësori, ose si pjesë e shërbimit civil.
3- Në Shqipëri, funksionimi i administratës gjyqësore të mos rregullohet me një ligj të posaçëm, por të jetë një shtesë e ligjit për funksionimin e gjyqësorit.