EURO 2008, FIGC kërkon Del Pieron
Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Alesandro Del Piero të marrë pjesë në EURO 2008. Zv/presidenti Demetrio Albertini ka ftuar trajnerin Donadoni të grumbullojë kapitenin e bardhezinjve. "Del Piero? Unë do ta merrja në Evropian, por nuk jam trajneri i kombëtares. Jam shumë i lumtur për të, pasi Aleks po paraqitet shumë mirë duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer. Ndoshta do ta vërë në vështirësi Donadonin, i cili nuk ia ka mbyllur askujt derën".