Ibra: E ardhmja? Spanjë ose Angli
Zlatan Ibrahimoviç po kurohet në Suedi për problemin në tendinë dhe shpreson të rikthehet për ndeshjet e fundit të kampionatit dhe të luajë në Euro 2008. Por, ato që shqetësojnë klubin zikaltër është deklarata e sulmuesit, për një televizion suedez. "Në Itali ndihem vërtet mirë, por nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Më josh ideja për të luajtur në Spanjë ose në Angli". Reali i Madridit dhe Çelsi prej kohësh kanë filluar kontaktet me menaxherin e Ibrahimoviç, Mino Raiola.