E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2012 prezantohet dizajni i biletave

Në ceremonitë zyrtare të zhvilluara në Varshavë dhe Kiev është zbuluar në dizajni i biletave për Euro 2012. Kur kanë mbetur vetëm 46 ditë nga starti i aktivitetit më të rëndësishëm kontinental, pamja e biletave është prezantuar në stadiumin “Olimpik” të Kievit, që do të presë edhe finalen e turneut dhe në stadiumin “Kombëtar” të Varshavës, ku do të luhet ndeshja e parë e aktivitetit, më 8 qershor. 

Dizajni është zbuluar në Kiev nga drejtori operativ i UEFA-s, Martin Kallen, i cili shoqërohej nga përgjegjësi i Euro 2012 për Ukrainën, Markijan Lubkivskij, presidenti i Federatës Ukrainase, Grigorij Surkis dhe nga fituesja e re e konkursit Darinka Kovtun. 

Bileta është horizontale, me një lule të madhe në pjesën e përparme, gjethet e të cilit portretizojnë një stadium ku po luhet një ndeshje dhe flamujt e dy vendeve organizatore. Ndërkohë, në pjesën e pasme të biletave do të ketë udhëzime për mënyrën sesi shkohet në stadium.

Pas prezantimit të dizajnit, është bërë e ditur se pjesa më e madhe e biletave për Euro 2012 ëhstë shitur. Drejtori operativ i UEFA-s, Kallen deklaroi se “95 për qind e biletave për Kampionatin Europian është shitur, ndërsa së afërmi do të hidhen në shitje 50 mijë bileta, të cilat ishin në dispozicion të federative të ndryshme, por që u kthyen mbrapsht”. UEFA garantoi se çmimet për biletat e mbetura nuk do të rriten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›