E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta beson te titulli

Fitorja përballë Shkumbini, e kombinuar me humbjen e Skënderbeut në Vlorë riktheu Teutën në krye të Superligës. Durrsakët synojnë ta ruajnë vendin e parë edhe në katër javën e mbetura të kampionatit, për të fituar titullin që mungon prej sezonit 1993-’94, ndërsa kjo do të ishte hera e dytë në histori që shpallen kampionë.

Te forca e skuadrës ka besim portieri Bledian Rizvani, I cili gjatë gjithë sezonit ka qenë një prej pikave të forta të Teutës, pasi ka pësuar vetëm 13 gola, duke ndihmuar që “djemtë e detit” të kenë mbrojtjen më të mirë të Superligës

Optimist shfaqet edhe sulmuesi Brunild Pepa, që në krahasim me sezonin e kaluar është vënë më tepër në shërbim të skuadrës, fakt ky që e ka penalizuar disi edhe në golat e realizuar, kun ë 17 takime ka vetëm dy rrjeta.

Në javën e 23-të të kampionatit, Teutën e prêt trasferta e vështirë me Laçin, ndërsa mes pretendenteve për titull, Skënderbeu prêt Vllazninë dhe Tirana luan derbin me Dinamon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›