EURO. A mund të shpëtohet ky Bashkim?
10/06/2005 Referendumet në Francë dhe në Holandë kanë gremisur shpresat për bashkim politik në Evropë. Dhe teksa kritikat për euron sa vijnë e dëgjohen më shumë, ka frikëra se mos edhe bashkimi monetar, është në rrezik
Politika e shtrënguar monetare nuk është arsyeja e vetme përse njerëzit janë duke shfryrë kundër euros. Ajo ka fshirë avantazhet financuese që gëzonin dikur firmat në Gjermaninë e qëndrueshme, për shembull, dhe vlerësimi i saj kundrejt dollarit ka ngadalësuar eksportet, dhe rritjen ekonomike, në shumë vende të zonës së euros
Fatkeqësisht, për mbështetësit e fortë të euros, lëvizjet e fundit të politikave kanë qenë të gjitha në drejtimn e gabuar. Jo vetëm që është dobësuar pakti i stabilitetit dhe rritjes, i cili supozohej se do të vinte në një linjë politikat fiskale. Progresi është ndalur gjithashtu me masat për të zgjeruar aksesin në treg, si për shembull direktiva e BE për shërbimet
The Economist
Vende të ndryshëm janë quajtur “i sëmuri i Evropës” në një kohë apo në një tjetër, por kurrë më parë konkurrenca për këtë emër nuk ka qenë kaq e ndezur. Në tremujorin e parë të këtij viti, Italia hyri në recesionin e dytë brenda dy viteve. Gjermania, pavarësisht tentativave në reformat strukturore, është duke luftuar me norma rritjeje të akullta si dhe me papunësinë dyshifrore. Dhe Portugalia, që edhe ajo lufton recesionin, sapo shpalli se defiçiti i saj buxhetor do të shkojë në 6.8 për qind të GDP këtë vit, më shumë se dyfishi i kufirit trepërqindësh të vendosur nga pakti i stabilitetit dhe rritjes, miratuar në Maastricht.
Portugalia nuk është e vetmja që ka deficite. Franca, Gjermania dhe Italia, tre ekonomitë më të mëdha të zonës euro, kanë shkelur të gjitha kriteret e Maastrichtit, pa shkaktur sanksionet që vijnë prej kësaj. Në mars, Bashkimi Evropian pranoi realitetin, duke i lehtësuar disi kërkesat.
Deficitet nuk duket se janë aq të mëdhenj sa të stimulojnë rritje ekonomike. Qeveritë që kanë shteruar stimujt fiskalë bazohen përgjithësisht në politikat monetare për të zbutur telashet, por qeveritë e zonës së euros ia kanë dorëzuar kontrollin e ofertës së tyre të parasë, Bankës Qendrore Evropiane. Kjo e fundit i ka lënë normat e interesit në 2% prej dy vitesh, dhe pavarësisht rritjes së ngadaltë ose negative ekonomike në tre ekonomitë e saj më të mëdha, ajo ka lënë të kuptohet për një rritje të kësaj norme interesi nga fundi i këtij viti. Kjo është diçka aspak popullore, dhe jo vetëm për qeveritë që kërkojnë pakëz serum. Në panoramën më të fundit ekonomike, lëshuar në fund të majit, OECD i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane që të ulë normat e interesit.
Megjithatë, politika e shtrënguar monetare nuk është arsyeja e vetme përse njerëzit janë duke shfryrë kundër euros. Ajo ka fshirë avantazhet financuese që gëzonin dikur firmat në Gjermaninë e qëndrueshme, për shembull, dhe vlerësimi i saj kundrejt dollarit ka ngadalësuar eksportet, dhe rritjen ekonomike, në shumë vende të zonës së euros.
Hedhja poshtë e Kushtetutës Evropiane nga Franca dhe Holanda ka bërë që të rritet zëri i eurokritikëve. Të mërkurën, më 1 qershor, nxorën krye lajme, sipas të cilëve Hans Eichel, ministri gjerman i Financave, kishte qenë i pranishëm në takime, ku është diskutuar shembja e mundshme e euros – dhe që qeveria e Gjermanisë, e cila kishte vuajtur humbje në zgjedhjet e fundit elektorale, pikërisht për shkak të plagëve ekonomike, mund të jetë duke planifikuar që të fajësojë euron për problemet e vendit, në prag të zgjedhjeve të ardhshme federale në vjeshtë. Të premten, një gazetë italiane botoi thënie të Roberto Maronit, një ministër i qeverisë nga një parti veriore populiste, në të cilën ai akuzonte pikërisht euron për performancën e varfër ekonomike të Italisë dhe ku fliste për rifutjen në qarkullim të liretës. Tregjet e monedhës u drodhën menjëherë, teksa një hedhje në erë e euros nisi krejt papritur të duket e mundshme, në mos e afërt. Të hënën, ministrat e Financave të zonës së euros do të takohen në Luksemburg. Ata pritet të diskutojnë mënyra për të frenuar problemet gjithnjë në rritje të euros, përfshirë zhvlerësimin e saj kohët e fundit kundrejt dollarit.
Një bashkim, shumë norma rritjeje
Edhe përpara se të miratohej euro, në 1999, ishte e qartë se as BE, dhe as nëndega 12 vendëshe, që ka krijuar bashkimin monetar nuk ishte një ide optimale nga pikëpamja e monedhës. Në një rast ideal, zonat e monedhës së përbashkët duhet të jenë kompakte dhe homogjene mjaftueshëm, për të patur shumë pak ndryshime rajonale në ciklet e biznesit – përndryshe, do të shihen disa vende që vuajnë në recesion, ndërsa të tjerët që rriten aq shpejtë, saqë mbingarkohen. Shumë argumentojonë se pikërisht një gjë e tillë është duke ndodhur në Evropë, ku disa pak vende, si Irlanda po përjetojnë rritje të shpejtë, ndërkohë që ekonomitë e mëdha, si Gjermania dhe Italia, janë zhytur në stanjacion.
Ekzistojnë mënyra për të zbutur çekuilibrat brenda zonave të mëdha të monedhës. Edhe Amerika nuk është një zonë optimale për monedhë të përbashkët; rajonet e saj nganjëherë zhvilohen ose zhyten, duke mos qenë aspak në sinkron me pjesën tjetër të ekonomisë. Por Amerika ka karakteristika të rëndësishme, që merren me problemet e politikës monetare të unifikuar. Programet federalë veprojnë si stabilizues automatikë fiskalë, duke shërbyer si një sifon i të ardhurave nga taksimi në zonat me rritje të lartë dhe duke i transferuar në rajone që vuajnë, si sigurim papunësie apo privilegje për të varfërit.
Tregu amerikan i punës është gjithashtu shumë fleksibël. Kjo lejon që pagat dhe çmimet të përshtaten, duke u dhënë rajoneve në depresion një avantazh konkurrues që mund të tërheqë kompani të reja, duke sheshuar në këtë mënyrë pabarazitë mes rajoneve. Dhe punëtorët në qytetet industrialë në rënie bëjnë gati plaçkat dhe lëvizin brenda vendit për të gjetur punë; edhe kapitali lëviz lirisht. Pa këta faktorë zbutës, njerëzit në rajonet që janë në depresion mundet që të zihen fare lehtësisht në një cikël stanjacioni.
Në Evropë, ndryshe nga Amerika, ekzistojnë shumë pak mekanizma për të vënë në sinkroni të plotë ciklet e biznesit të zonave shumë të ndryshme brenda zonës euro. Banka Qendrore Evropiane është përpjekur të skicojë një kurs të mesëm ndërmjet vendeve me ekonomi që rriten ngadalë dhe që rriten shpejt, ndërkohë që është përpjekur edhe të vendosë kredibilitetin e vet si luftuese e inflacionit. Rezultat i kësaj ka qenë një politikë monetare, e cila është “shumë e nxehtë” për disa dhe “shumë e ftohtë” për disa të tjerë, por edhe “ajo e duhura” për thuajse asnjë.
Mungesa e mekanizmave përshtatës do të thotë që “bashkimi edhe më i madh” nuk është një ideal shndërritës. Barrierat gjuhësore dhe kulturore – për të mos përmendur ndryshimet e mëdha në programet e sigurimeve shoqërore dhe pensionit – nxisin punëtorët që të qëndrojnë në vendin e tyre, pavarësisht se sa e keqe është ekonomia, duke mbyllur në këtë mënyrë një prej mjeteve më të mirë të zbutjes. Nëse ekonomitë e Evropës nuk nxitojnë drejt një tregu të vetëm, me tregje pune që të jenë më fleksibël (dhe ndërkombëtarë), atëherë ekziston një rrezik gjithnjë në rritje që disa prej anëtarëve të saj do ta gjejnë hendekun mes ekonomive të tyre dhe politikave të tyre monetare, shumë të madh për t’u kapërcyer.
Fatkeqësisht, për mbështetësit e fortë të euros, lëvizjet e fundit të politikave kanë qenë të gjitha në drejtimn e gabuar. Jo vetëm që është dobësuar pakti i stabilitetit dhe rritjes, i cili supozohej se do të vinte në një linjë politikat fiskale. Progresi është ndalur gjithashtu me masat për të zgjeruar aksesin në treg, si për shembull direktiva e BE për shërbimet. Dhe rezistenca e fuqishme publike ua ka bërë të pamundur qeverive që të implementojnë reformat e thella strukturore që mund të ndihmonin.
Pa këto ndryshime, ndoshta euro do të jetë në gjendje që të zvarritet për pak kohë – sidomos nëse Banka Qendrore Evropiane ul normat e interesit, siç ka nisur të lërë të kuptojë se mund të ndodhë: politikanët e kanë më të lehtë që të durojnë një politikë monetare, e cila është shumë e çlirët, sesa një politikë monetare të shtrënguar. Por, nëse nuk bëhet asgjë, paqëndrueshmëria do të rritet. Që tani, Italia është duke u krahasuar me Argjentinën, ku një mbërthim i monedhës kundrejt dollarit i bëri eksportet jokonkurrues, duke shkaktuar recesion dhe, së fundi, një krizë fiskale e cila e detyroi vendin që të rivlerësojë peson. Në këtë moment, krahasime të tilla janë mundësi të frikshme, jo rezultate që ka gjasa të ndodhin. Por ky është vetëm një prej shumë skenarëve, në të cilët sëmundjet ekonomike të anëtarëve mund të rezultojnë fatale për euron.