Më shumë se një tjetër fluskë?
10/06/2005 Gjithë paratë e naftës, që spërkasin rajonin, mund të çojnë drejt një ndjesie false mirëqenieje, dhe shpresa mund të mos përkthehet në reforma intensive. Nëse historia përsëritet, tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut me siguri që do të shemben
Titujt e gazetave anembanë globit janë fokusuar më shumë në prekjet e rajonit me demokracinë, por fakti është që, vende si Egjipti janë duke e patur më të lehtë që të implementojnë reforma ekonomike largpamëse, sesa reforma politike. Do të ishte ideale që të ndodhnin të dyja. Megjithatë, impakti pozitiv i lirisë ekonomike nuk mund të nënvlerësohet
Ruchir Sharma
Ashtu si ai francezi, që thoshte se Kulla Eifel i kujtonte seksin, pasi kështu bënte çdo gjë tjetër, ashtu edhe analistët financiarë pas ngritjes dhe rënies së NASDAQ e quajnë rritjen e çmimit të çdo aseti, një “fluskë”. Lista është disi e gjatë dhe ajo përfshin “fluskën e çmimeve të shtëpive anglo-saksone”, “fluskën e Kinës”, si dhe “fluskën e mobiljeve”. Tashmë, referenca është për tregjet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sepse janë në mes të mëmës së të gjithë fluskave.
Argumenti është i kuptueshëm. Tregjet e aksioneve të rajonit janë rritur me 500 për qind në pesë vitet e fundit dhe janë aktualisht 1.5 herë më të mëdha sesa ekonomitë e tyre të marra së bashku. Vëllimet tregtare kanë shpërthyer duke u rritur 25 herë gjatë kësaj periudhe, të nxitur më shumë nga investitorë që kërkojnë kënaqësi momentale sesa investitorë institucionalë afatgjatë. Në fakt, investitorët e huaj institucionalë nuk lejohen as të marrin pjesë në shumë nga tregjet e rajonit, përfshirë Arabinë Saudite – e cila ka tashmë një kapitalizim të tregut prej 140 miliardë dollarësh, më i madh se i Kinës apo Indisë.
Ka me bollëk edhe shenja sociologjike teprimi. Në një takim kohët e fundit të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani, seancat për investimet në rajon tërhoqën kaq shumë interes, saqë dhoma ishte e mbushur plot e përplot, me njerëz që duronin të qëndronin edhe në këmbë për disa orë. Vendi gëlonte me biznesmenë që nuk i hiqnin nga dora celularët, as edhe në sallat e ndenjes. Ministra Financash dhe oligarkë, në të kaluarën do të kishin përdorur kësi forumesh për të shitur sa më shtrenjtë perspektivat ekonomike të vendeve të tyre tek investuesit, por këtë herë, ata kishin një pamje sikur donin të thonin: “Shumë para, shumë pak kohë”.
A ia vlen të shpërthesh në lotë prej kësaj? Problemi i diskutimit të fluskës është se ajo është bërë mënyra më dembele për të analizuar gjallërinë në tregjet financiarë; në këtë proces, mungojnë arsyet themelore për çmimet. Shumica e fluskave bazohen në zhvillime rrënjësore, të cilët me kalimin e kohës tendosen deri në një pikë ku divorcohen tmerrësisht nga realiteti. Kështu ndoshta ndodh me tregjet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme sot, ku çmimet janë rritur në mënyrë absurde kohët e fundit, por si reagim ndaj disa ndryshimeve rrënjësore – në këtë rast, hapat e parë drejt reformave ekonomike, madje edhe politike. Megjithatë, ende nuk janë marrë përsipër analiza të mjaftueshme për të dalluar përpjekjet për reforma nga efekti serë i likuiditetit.
Për të qenë të sigurtë, çmimet e lartë të naftës kanë luajtur një rol të madh në gjenerimin e likuiditeteve të tepërt në rajon, gjë që më pas është derdhur në tregjet e aksioneve. Megjithatë, kjo është një rrjedhje pozitive, pasi të paktën paratë nuk po ikin, si dhe nuk po mbushin disa pak xhepa. Ndryshe nga e kaluara e rajonit, ku brutoja ishte mallkim, qeveritë po i përdorin në mënyrë më të ndjeshme të ardhurat nga nafta. Për shembull, shumë vende janë duke përdorur këto fitime të paparashikuara për të paguar borxhin dhe forcuar bilancet.
Menaxhimi makroekonomik në rajon është përmirësuar ndjeshëm. Kuptohet, të dhënat në reformat strukturore janë mikse, ku vende si Arabia Saudite e Kuvajti në veçanti kanë bërë shumë pak në liberalizimin e ekonomive të tyre. Por shumë vende të tjerë në rajon janë duke ndjekur me rigorozitet një axhendë reformash, duke filluar nga Egjipti e Maroku, deri në Bahrein dhe Oman. Titujt e gazetave anembanë globit janë fokusuar më shumë në prekjet e rajonit me demokracinë, por fakti është që, vende si Egjipti janë duke e patur më të lehët që të implementojnë reforma ekonomike largpamëse, sesa reforma politike. Do të ishte ideale që të ndodhnin të dyja. Megjithatë, impakti pozitiv i lirisë ekonomike nuk mund të nënvlerësohet.
Bursa e Kajros është kthyer në një makinë votimi të momentit për programin e reformave të qeverisë, teksa investitorët vendas përshëndesin çdo lajm ekonomik, duke rritur vlerën e bursës. Të udhëhequr nga Kryeministri Ahmed Nazif, pjesa më e madhe e kabinetit egjiptian ishte e pranishme në Jordani. Shumica e pjesëmarrësve, përfshirë ministra nga vende fqinjë, e quanin kontigjentin e qeverisë së Egjiptit si teknokratë të “Ekipit të Ëndrrave” dhe biznesmenë, që kanë ndjekur një axhendë aktive reformash, përfshirë privatizimin e përshpejtuar, shkurtimet e taksave dhe uljen e taksave doganore.
Kthesa pozitive e ngjarjeve në Egjipt të bën të hedhësh poshtë idenë e një tjetër fluske në rajon. Të paktën ekziston një element racionalizmi në bollëkun e tregjeve të rajonit.
Gjithë paratë e naftës që spërkasin rajonin mund të çojnë drejt një ndjesie false mirëqenieje, dhe shpresa mund të mos përkthehet në reforma intensive. Kështu ka ndodhur më parë dhe, nëse historia përsëritet, tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut me siguri që do të shemben. Por këtë herë, me kaq shumë qytetarë të përfshirë në tregjet e rajonit, qeveritë mund të përballen me pakënaqësi të mëdha, nëse nuk vijojnë në rrugën e reformave.