E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë 35-vjeçari

Përrenjas

Kërkon të qëllojë pronarin e lokalit, i godet me pistoletë nipin. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në lokalin “Don-Park”, që ndodhet në unazën jugore të qytetit të Përrenjasit dhe është në pronësi të 40-vjeçarit A.V., banues në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 01:00 të së hënës është plagosur me armë zjarri pistoletë, A.çerri, 35 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë. Ai është qëlluar me armë nga Arben Rira, 35 vjeç, pas një sherri të këtij të fundit me dajën e A.çerrit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›