EUROSTAT e klasifikon Shqipërinë si vendin më të varfër në Evropë
Ky standard është njësia e përbashkët monetare fiktive evropiane, e cila eliminon kursin e këmbimit dhe dallimet e çmimeve nga njëri vend në tjetrin për ti krahasuar ato. Në një mesatare evropiane të rrumbullakosur në shifrën 100, Shqipëria renditet në vendin e fundit të listës me 27 vende, vetëm me vetëm 27 për qind ndërkohë që Bosnja renditet më lartë me 30 për qind. Maqedonia shënon 35, Serbia 37 ndërsa Mali i Zi 43 për qind të GDP për frymë. Sipas raportit krahasimor të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për frymë për vitin 2009, të shprehur sipas Standardit të Fuqisë Blerëse, vendi ynë kap fundin e listës. Standardi i Fuqisë Blerëse, është njësia e përbashkët monetare fiktive evropiane, e cila eliminon kursin e këmbimit dhe dallimet e çmimeve nga njëri vend në tjetrin për t'i krahasuar ato. Në një mesatare evropiane të rrumbullakosur në shifrën 100, Shqipëria shënon vetëm 27për qind, duke mos lënë asnjë vend pas saj. Bosnja renditet më lart, me 30për qind, Maqedonia shënon 35, Serbia 37 ndërsa Mali i Zi 43 për qind të GDP për frymë krahasuar me mesataren e 27 vendeve evropiane. Mirëqenia vlerësohet mbi mesataren evropiane tek 15 vendet e vjetra të Unionit, që kryesohen nga Luksemburgu me 268 për qind. Greqia ndodhet nën këtë mesatare me 95 për qind dhe ndiqet nga vendet Evropës Qendrore dhe lindore që u anëtarësuan më vonë në familjen evropiane, ku dy anëtarët më të reja Rumania e Bullgaria rezultojnë me përkatësisht 45 dhe 41 për qind. Ndoshta për shkak të mungesës së Kosovës, për të cilën nuk paraqiten shifra, vendi i fundit në liste është Shqipëria, me një diferencë prej 73 pikësh nën mesataren evropiane sipas "Standardit të Fuqisë Blerëse", i cili paraqet në një pozicion më të mirë ekonomitë e varfëra, krahasuar me atë të monedhës së standardizuar. Përveç vendeve të BE-së dhe Ballkanit, vlerësimi i Zyrës Evropiane të Statistikave ka përfshirë dhe Zvicrën, Norvegjinë e Islandën. Vlerësimi përfundimtar i EUROSTAT do të publikohet në dhjetor të këtij viti.