E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle 4 nis stervitjen misioni paqeruajtes

80 ushtarake shqiptare nisen stervitjen ne kuader te misionit paqeruajtes “Eagel 4”, nen komanden e ushtrise amerikane. Paqeruajtesit tane pas nje stervitje 6- mujore ne bazen e komandes se trupave speciale ne Zall-Herr, do te sherbejne ne brezin e pare te luftes ne Kandahar te Afganistanit. Shefi Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshki, kerkoi nga trupat speciale te ushtrise shqiptare te tregojne disipline dhe te kujdesen per jeten e tyre dhe te bashkepunetoreve.

“Porosia ime është të zhvilloni një stërvitje model, me të gjithë treguesit e nevojshëm, me disiplinë e profesionalizëm në mënyrë sa më të ngjashme me natyrën e misionit të terrenit dhe të vështirësive ku do të zhvillohet ai. Për këtë shfrytëzoni të gjitha arritjet tuaja si dhe përvojën e  grumbulluar nga kolegët e sapokthyer nga misioni”- tha Gjunkshi.

“Eagle 4”, eshte misioni i katërt paqeruajtes ne Kandahar te Afganistanit, ku trupat shqiptare jane ne vijen e pare te frontit sebashku me trupat e ushtrise amerikane. Komandanti i Batalionit Special, nenkolonel Dritan Demiraj qe stervit efektivet, garanton per sukses te misionit te kartert.

Forcat special kanë përfaqësuar denjësisht jo vetëm batalionin special, po ushtrinë shqiptare dje kombin shqiptar. Duke punuar me angazhim serioz, stërvitje, disiplinë të fortë për ta cuar gjithmonë e më lart emrin e kësaj njësie, të ushtrisë e të kombit shqiptar që dhe misioni I katërt do të ketë suksesin e rradhës”- tha Demiraj.

Misioni “Eagle 4”, do te kete ne perberjene tij 80 trupa speciale te ushtrsie shqiptare. Ato do te sterviten per 6 muaj nen drejtimin e ushtarakeve te ushtrise amerikane per tu nisur ne terren ne janar 2012. Vendi yne kontribuon me trupa ushtarake ne misionet e paqen ne bote qe prej vitit 1996.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›