Vala e terrorit sulmet me bomba vrasin 60 vete ne Irak

Një seri sulmesh me bomba u kanë marrë jetën 60 personave në disa qytete të Irakut. Sulmi më i ashpër u zhvillua në qytetin jug-lindor Kut ku policia tha se dy shpërthime të njëkohësishme bombash u morrën jetën të paktën 37 personave.
Në qytetin 160 kilometra në juglindje të Bagdatit para një klinike shpërthyen njëra pas tjetrës dy lëndë ekslozive. Një bombë në anë të rrugës shpërtheu në qendër të qytetit, pastaj një makinë bombë shpërtheu, kur forcat e sigurimit arritën në vendin e ngjarjes, thanë zyrtarët. Mjekët njoftuan për 37 të vdekur dhe 68 të plagosur.
Gati në të njëjtën kohë, në veri të qytetit Tikrit tre terroristë pushtuan kompleksin e pallatit të ruajtur me rreptësi të ish diktatorit, Sadam Husein. Ata vranë dy policë dhe shefin e njësisë anti-terror. Një kamikaz hodhi veten në erë, një i dytë u qëllua.
Në Ramadi, në perëndim të Bagdatit nga një sulm me bombë u vranë dy policë. Nga një autobombë në veri të Bagdatit, në lagjen Chan Bani Saad, sipas informacioneve të agjenicsë Sumeria Neës humbën jetën pesë civilë. Në provincën Diyala, të paktën pesë shpërthime rezultuan në vdekjen e të paktën 10 personave.
Dy javë më parë, udhëheqësit e Irakut thanë se do të zhvillohen bisedimet me SHBA mbi qëndrimin e forcave amerikane edhe përtej 2012. Shpërthimet më të fundit mendohet se kanë qenë të koordinuara ndonëse asnjë grupim nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.
Analistët thonë se kush qëndron saktësisht pas dhunës aktuale mbetet e paqartë, ndonëse kjo valë terrori i shërben një qëllimi të dyfishtë dhe kontradiktor; në të njëjtën kohë duke theksuar nivelet në rënie të sigurisë si dhe duke paralajmëruar ata që kërkojnë një prani të SHBA aty dhe përtej 2012.
Delina Bitraku