E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eagle Mobil" mbulon 95% të territorit

"Eagle Mobile" tashmë mbulon 95% të territorit të vendit dhe 93 e punonjësve të saj janë shqiptarë". Këto ishin dy prej treguesve të shumtë që u bënë publik në prezantimin e zhvilluar parmbrëmë në Tiranë. Drejtuesit kryesor të kësaj kompanie celulare duke prezantuar avantazhet që kanë klientët e "Eagle Mobile", sollën optimizmin e tyre se do të jenë dinjitozë në tregun shqiptar dhe klientët do të jenë shumë të kënaqur me shërbimet që do të ofrojë kjo kompani, kompania me e re në tregun e celularëve. Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit, bankave, shtypit, parlamentarë, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›