E Diel, 1 Nëntor 2026

Pango: Dështimi i turizmit, Topi e kishte për Himarën

Një ditë pas deklaratave shqetësuese të Presidentit Bamir Topi lidhur me problemet që kanë çuar në dështimin e zhvillimit të turizmit, reagon ministri i Turizmit, Ylli Pango. Duke iu referuar deklaratave të Presidentit, Pango u tha deputetëve dje në komision se "kam folur personalisht me Bamir Topin dhe më sqaroi se me deklaratat e tij i referohej zhvillimit të turizmit për zonën e Himarës dhe jo për tërë Shqipërinë". Gjatë takimit të zhvilluar dy ditë më parë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Presidenti i Republikës tha se "turizmi në vend duket si i viteve ‘30, me shumë probleme dhe se të huajt që vijnë te ne nuk janë tjetër veçse vizitorë që i kanë shëtitur të gjitha vendet në botë, duke u ndalur në Shqipëri, si shteti i fundit në Evropë lidhur me numrin e vizitorëve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›