E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti, legalizim dështimit tek arkëtimet

Pa shumë debate, dje Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar një pjesë të projektligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor", i cili konsiston në mbarëvajtjen e zbatimit të buxhetit të shtetit. Pika e debatit mes deputetëve lidhej me nenin 5, "Buxheti i shtetit", i cili për herë të parë ndan kuptimin e funksionimit të fondeve rezervë të qeverisë. Kështu, qeveria ka vendosur ta vendosë veçmas fondin për kontigjencat, i cili do të përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave. Me ligjin e vjetër, fondi i kontigjencës dhe fondi rezervë i qeverisë kishin një funksion të përbashkët si: për mospërballimin e shpenzimeve, për katastrofat, apo për politikat e rritjes së pagave dhe pensionet. "Duke ndarë veç fondin rezervë për rastet e mosrealizimit të të ardhurave, qeveria tregon qartë se e ka të vështirë realizimin e këtij misioni. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse legalizim i dështimit të të ardhurave nga taksat", tha anëtarja e komisionit, Ermelinda Meksi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›