E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec,vritet një person me mjete të forta, kapet autori

Një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vrarë me mjete të forta gjatë mesditës së sotme. Për këtë ngjarje është arrestuar 46-vjeçari Bashkim Mucka i cili mësohet të ketë qenë në gjendje depresive. 

POGRADEC - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ku një person i paidentifikuar ka mbetur i vrarë me mjete të forta. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale të cilët thanë se kanë arrestuar autorin e vrasjes. Bashkim Mucka, 46-vjeç ka vrarë me mjete të forta viktimën i cili ende nuk është identifikuar. Gjithçka ka ndodhur në banesën e viktimës, në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit. Ndërkohë mësohet se 46-vjeçari ka qenë në kushte të rënda depresive dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje rreth ngjarjes. Ende nuk bëhen të ditura motivet dhe rrethanat e sakta të këtij krimi, ndërsa policia ka nisur hetimet.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›