Eagle Mobile dhuron 20 bursa për fëmijët jetimë
Në mbështetje të fëmijëve jetimë kompania celulare Eagle Mobile ka akorduar së fundmi edhe 20 bursa të tjera studimi në shkolla të mesme dhe në universitetet private në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Tashkin tha se ky projekt nuk është as i pari dhe as i fundit dhe se viti 2009 është deklaruar nga kjo kompani si viti i fëmijëve jetimë. Eagel Mobile do të mbulojë të gjitha shpenzimet për bursat e dhëna për një periudhë 3-4 vjeçare. Fëmijët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe mbajnë mbi supe histori të dhimbshme, tha Tashkin duke shtuar se Eagle Mobile ka menduar se këta njerëz duhen përkrahur. Disa prej fëmijëve të përzgjedhur janë bij dhe bija të policëve të vrarë në krye të detyrës. Inciativës së Eagle Mobile në mbështetje të shkollimit të fëmijëve jetimë i janë bashkuar dhe 24 kompani të tjera në vend.