E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamata: Tekstet shkollore hartohen nga specialistët

Tekstet shkollore të hedhura në treg për vitin akademik 2009-2010 janë hartuar mbi fakte dhe kritere shkencore të studiuesve dhe pa asnjë ndikim zyrtar. Kështu ka deklaruar Zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata, në kundërshtim të deklaratave të PS për ndëryrje politike në hartimin e tekstit të historisë së popullit shqiptar të klasës së 12.
“MASH deklason se nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore. Ajo që ka munguar ka qenë vetëm ndikimi zyrtar ndaj pikëpamjeve të studiuesve, të cilët kanë qenë të lirë të thonë mendimin e tyre të pavarur, të bazuar në fakte e kritere shkencore. Vlerësuesit kanë punuar në mjedise të izoluara dhe larg ndërhyrjeve nga përfaqësuesit e shtëpive botuese apo autorët e teksteve. Ata kanë qenë tërësisht të pavarur në gjykimet e tyre. Nuk e di se çfarë ndjesie publike shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt. “
Shamata u shpreh se në bazë të ligjit të arsimit, tekstet vlerësohen nga 200 mësues e pedagogë, të cilët kontrrollojnë tekstet e paraqitura për konkurim. Për çdo grup alternativash të teksteve ngrihen komisione me 5 vlerësues, të cilët shikojnë përputhjen me tematikën e programit të lëndës, përshtatjen e gjuhës së tekstit me moshën e nxënësve, metodën pedagogjike, paraqitjen dhe dizenjimin si dhe ndjeshëmrinë ndaj barazisë, mos diskriminimi gjinor, fetar, rracor, dhe të qenies në pakicë, më pas teksti dorëzohen pranë Sekretarisë së Komisionit të Miratimit të teksteve të sekretuara, pa emrin e autorit dhe të Shtëpisë Botuese. Gjithashtu falë reformës për liberalizimin e teksteve janë mësuesit ata që thonë fjalën e fundit duke zgjedhur tekstin me të cilin do të punojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›