"Eagle Mobile", dhuron 20 bursa studimi per femijet jetime
Ne mbeshtetje te femijeve jetime kompania celulare "Eagle Mobile", ka akorduar se fundmi edhe 20 bursa te tjera studimi ne shkolla te mesme dhe ne universitetet private ne vend. Keshtu, 10 prej ketyre femijeve do te studiojne ne kolegjet me te mira ne vend, ndersa 10 te rinj te tjere, do te ndjekin studimet e tyre ne disa nga universitet private me te njohura ne Shqiperi. Drejtori i Pergjithshem i "Eagle Mobile", Ali Tashkin tha se ky projekt nuk eshte as i pari dhe as i fundit dhe se viti 2009, eshte deklaruar nga kjo kompani si viti i femijeve jetime. "Keta femije, vijne nga qytete te ndryshme te Shqiperise dhe te mbajne mbi supe histori te ndryshme te dhimbshme. Keta femije qe kane nje jete te suksesshme shkollore. Disa prej ketyre femijeve jane bijte dhe bijat e oficereve te policise te vrare ne krye te detyres dhe "Eagle Mobile" ka menduar se keta njerez duhen perkrahur. Ata do te kene mundesi te studiojne ne shkollat me te mira", eshte shprehur drejtori i Pergjithshem i "Eagle Mobile", Ali Taskin. "Eagel Mobile" do te mbuloje te gjitha shpenzimet per bursat e dhena per nje periudhe 3-4 vjecare. Iniciatives se "Eagle Mobile" ne mbeshtetje te shkollimit te femijeve jetime, i jane bashkuar dhe 24 kompani te tjera ne vend. Ne ceremonine e shperndarjes se bursave kane qene te pranishem Zonja e Pare Teuta Topi, Zv/ministrja e Punes dhe Ceshtjeve Sociale Marjeta Zace, deputetja e PS, Valentina Leskaj, drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, drejtorja e ISKSH, Elvana Hana, rektore dhe drejtore te disa universiteteve dhe shkollave te mesme ku keta te rinj jetime do te mesojne dhe akomodohen, si dhe perfaqesues te shoqatave dhe organizatave humanitare dhe sociale, qe kane ndihmuar ne perzgjedhjen e ketyre femijeve.