Mesuesit: Historia do te trajtohet ne menyre historike, jo politike
Historia do te trajtohet ne menyre historike dhe nuk do te kete ngjyrime politike. Keshtu kane deklaruar profesoret e lendes se historise ne gjimnazin "Partizani" ne Tirane, Monika Xhaxhiu dhe Enkelejda Mulaj. Mesueset e lendes, jane shprehur se ky tekst eshte miratuar nga Ministria e Arsimit dhe shkolla, e ka perzgjedhur si tekst te pershtatshem per nxenesit e saj.
Tekstet
Mesueset mendojne se perceptimi i nxenesve per ngjarjet e pas viteve '90, nuk krijohet vetem nga tekstet shkollore, por dhe nga mediat, interneti dhe opinioni i gjere. "Trajtimi qe do te behet nga ana jone, ashtu sikurse dhe per tekstet e tjere qe kemi pasur, eshte vetem ai historik pa asnje ngjyrim politik. Ky tekst qe kemi sot eshte i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ne e kemi perzgjedhur ate si nje nga alternativat e ofruara. Por, nxenesi sot mund te njohe historine jo vetem nepermjet librit, por ne shume menyra te tjera duke filluar qe nga interneti, televizioni e shume e shume burime te ngjashme me keto", kane pohuar mesueset e lendes se historise ne shkollen e mesme "Partizani". Sipas tyre, ky liber tregon edhe momente te tjera historike te ndodhura pas viteve '97 sic jane programet e partive kryesore politike, qeverisja e tyre, por dhe ngjarjet me te fundit si shperthimi i Gerdecit dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO.
Reagimi
Tekstet shkollore te hedhura ne treg per vitin akademik 2009-2010, jane hartuar mbi fakte dhe kritere shkencore te studiuesve dhe pa asnje ndikim zyrtar. Keshtu ka deklaruar zevendesministri i Arsimit, Halit Shamata, gjate nje konference per shtyp te zhvilluar dje, ku per qellim ka pasur librin e historise per klasat e 12-ta. "MASH deklaron se nuk ka te drejte ligjore te nderhyje me te drejten e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka nje procedure te miratimit te teksteve shkollore. Ajo qe ka munguar ka qene vetem ndikimi zyrtar ndaj pikepamjeve te studiuesve, te cilet kane qene te lire te thone mendimin e tyre te pavarur, te bazuar ne fakte e kritere shkencore. Vleresuesit kane punuar ne mjedise te izoluara dhe larg nderhyrjeve nga perfaqesuesit e shtepive botuese apo autoret e teksteve. Ata kane qene teresisht te pavarur ne gjykimet e tyre", ka nenvizuar Shamata.
Perzgjedhja
Ne baze te ligjit te arsimit, tekstet vleresohen nga 200 mesues e pedagoge, te cilet kontrollojne tekstet e paraqitura per konkurrim. Per cdo grup alternativash te teksteve, ngrihen komisione me 5 vleresues, te cilet shikojne perputhjen me tematiken e programit te lendes, pershtatjen e gjuhes se tekstit me moshen e nxenesve, metoden pedagogjike, paraqitjen dhe dizenjimin si dhe ndjeshmerine ndaj barazise, mos diskriminimi gjinor, fetar, racor dhe te qenies ne pakice, me pas teksti dorezohen prane Sekretarise se Komisionit te Miratimit te Teksteve, pa emrin e autorit dhe te shtepise botuese. Gjithashtu fale reformes per liberalizimin e teksteve, jane mesuesit ata qe thone fjalen e fundit duke zgjedhur tekstin me te cilin do te punojne. S. Isaku