E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superoferte nga Albtelekom: Tarifa e instalimit, modemi dhe dy muaj falas internet

Albtelekom ofron mundesine me te mire ne treg per te pasur sherbimin e internetit me ADSL. Oferta me e re, u krijon mundesine te gjitheve qe te perfitojne nga paketat ekonomike si dhe te perfitojne nga superoferta e fund shtatorit. Nga data 21 deri me 30 shtator, per secilin qe zgjedh Albtelekom per te marre sherbimin e internetit, kompania ofron tarifen e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Duke vizituar pikat e shitjes se Albtelekom, ju mund te aplikoni per te pasur tuajin internetit nga Albtelekom. Albtelekom vazhdon te mbaje premtimet per abonentet e saj ne te gjithe Shqiperine, per rritjen e cilesise se sherbimit me cmime te leverdishme. Vetem pak kohe me pare, Albtelekom ka hedhur ne treg dhe paketen ekonomike 999 leke dhe nje sherbim me cilesore. Pervec permiresimit te cilesise, Albtelekom ka aplikuar ulje te tarifave te sherbimit te internetit per te gjithe abonentet ekzistues dhe abonentet e rinj, nderkohe qe do te vazhdoje te permiresoje cilesine e sherbimeve dhe ne te ardhmen. Cmimet e paketave te sherbimit te ADSL jane ulur deri ne 40 per qind, si dhe jane hequr kufizimet per paketat e tjera, duke u mundesuar klienteve internet pa limit, me cilesi me te larte, te shpejte dhe te sigurt sipas nevojave te tyre. Albtelekom ofron paketen "ADSL Unlimited" 512/128 Kbit/s per vetem 2,499 leke ne muaj, me nje ulje prej 25 % (ishte 3.189 leke/muaj, behet 2.499 leke/muaj). Paketa "ADSL Unlimited" 1024/256 Kbit/s per vetem 2.999 leke ne muaj, ulje 40 % (ishte 4,999 leke/muaj, behet 2.999 leke/muaj). Nderkaq jane hequr kufizimet per te dyja keto paketa. Ne saje te investimeve serioze per shtimin e kapacitetit dhe cilesise se sherbimit te internetit, brenda pak kohesh Albtelekom ka arritur te jete kompania lider dhe me e preferuara nga shqiptaret per kete sherbim. Albtelekom do te vazhdoje te permiresoje cilesine e sherbimit te internetit dhe telefonise fikse.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›