Shaska: Asnje student ne auditor nuk hyne me dhune
Sonila Isaku
Rektori i Universitetit te Vlores, Tanush Shaska ka theksuar edhe nje here me ane te nje e-maili, se nuk do te regjistrohet asnje student nen mesataren 6 ne kete universitet dhe askush nuk do te futet ne auditore me dhune. Urdhrat e nxjerra nga Ministria e Arsimit per regjistrimin e studenteve jane perkthyer nga rektori Sashka, si forma te dhunes. "MASH-i dhe vecanerisht znj. Elida Hoxha te distancohet nga nxitja e dhunes, nga nxitja e ketij grupi violent per shkaterrimin e Universitetit te Vlores. MASH duhet te dale dhe te distancohet publikisht nga keto veprime dhune", thuhet ne shkresen e publikuar dje ne faqen zyrtare te Universitetit te Vlores, qe mban emrin e rektorit Shaska.
Perplasja
Universiteti i Vlores dhe pikerisht studentet te cilet kane nje mesatare nen note 6, jane kthyer ne "mollen" e sherrit per kete fillim viti akademik te arsimit te larte. Pas urdhrave te nxjerra nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per regjistrimin e studenteve, si futjen e tyre automatikisht ne listat e te regjistruarve, rektori Shaksa ka pohuar se askush nga keta studente, nuk do te studiojne ne universitetin qe ai drejton. "Dituria nuk fitohet me dhune, dhe ne bankat e UV-se, nuk duhet dhe nuk do te futet njeri me dhune. Une i keshilloj te gjithe ata, te rrine larg dyerve te universitetit pasi ne asnje menyre, nuk do te futen ne auditoret e ketij institucioni me dhune", ka nenvizuar Shaska ne shkresen e tij. Gjithashtu ai i ka kerkuar policise te jete me aktive, ne momentet e zhvillimit te protestave duke mos i lejuar studentet te mblidhen para universitetit. "Policia e Vlores te jete me e pranishme dhe me prane Universitetit ne keto dite, ku institucioni yne po dhunohet. I bejme thirrje bashkise se Vlores te ndihmoje me policine bashkiake, me njerez dhe me ndihme institucionale qe UV te mos shkaterrohet", ka pohuar rektori i UV-se. Sipas tij edhe forcat politike duhet te angazhohen per te mbrojtur lirine dhe te mbrojne autonomine e universitetit.
Listat
Nje tjeter perplasje mes MASH dhe Universitetit te Vlores eshte edhe publikimi i vendeve bosh per fazen e pare te regjistrimeve te studenteve. Ndersa ne listen e Ministrise se Arsimit, rezultojne te jene vetem 233 vende te mbetura bosh ne Universitetin e Vlores "Ismail Qemli", ne listen e publikuar nga vete universiteti rezultojne se jane 804 studente pikerisht ata te cilet nuk kane mesataren e kerkuar me ane te nje urdhri te nxjerre nje vit me pare. Keshtu, studentet te cilet kane mesataren nen noten 6 rezultojne te regjistruar nga Ministria e Arsimit, ndersa nuk njihen si te tille nga vete drejtuesit e universitetit te Vlores. Duket se kjo perplasje do te sjelle nje situate aspak te pakendshme, ne ditet e para te vitit akademik per arsimin e larte ne vendin tone.