E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehu rrafshimin e pishave, nen akuze drejtori i Pyjeve

BERAT- Prokuroria e Beratit merr nen hetim drejtorin e Sherbimit Pyjor ne Berat, per akuzen e "shperdorimit te detyres". Nje sere kontrollesh qe jane ushtruar nga inspektoret e sherbimit, ne parcelat e mbjella me pisha ku dyshohej se kryhej prerja e paligjshme e drureve, nuk jane denoncuar prane prokurorise nga drejtori, i cili tashme do te perballet me akuze per denim ekonomik qe ka shkaktuar nga mos gjobitja e ketij aktiviteti te paligjshem. Burime zyrtare nga organi i akuzes bejne me dije se mbremjen e se martes, eshte marre si i pandehur dhe i eshte komunikuar akuza e "shperdorimit te detyres", Sabri Zykes, akuze per te cilen do te ndiqet ne gjendje te lire. E ndersa komunikimi eshte bere 24 oret e fundit, ku zyrtari i larte ka mohuar akuzen e ngritur, mesohet se hetimet ndaj tij kishin nisur pak muaj me pare dhe ceshtja shume shpejt nuk do te vonoje te mberrije prane gjykates. Vete kreu i prokurorise, Xhemal Saliaj, ne nje komunikim me median, te bere dje, eshte shprehur se rreth 22:00 te mbremjes se te martes eshte thirrur dhe i eshte komunikuar akuza drejtorit Sabri Zyka. Ky i fundit akuzohet se kater praktika qe ka ndjekur kjo drejtori nuk jane denoncuar ne organin e akuzes dhe si rezultat nuk jane proceduar ceshtjet. Pak kohe me pare hetuesit kane mundur te sigurojne dy prej ketyre praktikave dhe pas hetimeve jane cuar per gjykim. Por sipas kreut te prokurorise nje prej ceshtjeve qe i eshte percjelle gjykates, ka qene shperdorimi me prerje i nje parcele te mbjelle me pisha, ne te cilen ishin demtuar ne menyre te kundraligjshme nje numer druresh. Demi ekonomik konsiderohet i madh, por hetimi u be kryesisht dhe pse Drejtoria e Sherbimit te Pyjeve nuk e raportoi. Ceshtja e pare eshte fituar ne gjykate, ndersa e dyta eshte duke u hetuar. Por, ndersa dy praktika pune te mbledhura nga inspektoret e pyjores jane gjetur ne drejtori dhe pse te pushuara, dy te tjera nuk ekzistojne fare, c'ka hedh dyshime te tjera mbi drejtorin Zyka. Tashme qe zyrtari i larte vendor eshte nen hetim, kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliaj shprehet optimist ne lidhje me hetimet dhe deklaron se shume shpejt ceshtja do t'i percillet gjykates.

A. Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›