E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Pasojat e krizes, do te ndihen edhe per 7 vite

Blerina Hoxha

Me e keqja e krizes ka kaluar tashme, por lekundjet e saj do te ndihen edhe per shtate vite te tjera, tha dje kreu i FMN, Dominique Strauss-Kahn. Sipas tij, me te ndjeshme ndaj kalimit te pasojave te krizes do te jene vendet e varfra. Tashme, drita ne fund te tunelit duket por FMN sugjeron me shume politika te harmonizuara nga lideret boterore. Kahn ne parashikimet e tij cileson se, rritja globale e ekonomise do te jete pozitive ne gjashtemujorin e pare te vitit qe vjen. Por ai u ka bere thirrje liderve te vendeve te varfra qe te bejne sa me shume politika sociale qe te mbrojne shtresat ne nevoje pasi ata do te perjetojne me thelle pasojat e krizes. "Tranzicioni ne ekonomine boterore do te krijoje pakenaqesi tek shtresat sociale, destabilitet politik, ose nje kthim prapa te demokracise. Ne mund te shohim lufte dhe kjo eshte ajo qe ne duhet te shmangim",-tha kreu i FMN-se. Duke e lidhur stabilitetin ekonomik me paqen, Kahn, i ka bere thirrje ekonomive me te fuqishme te botes qe te bashkepunojne per kalimin me sa me pak dhimbje te krizes. "Kur vendet e te gjithe botes do te adresojne se bashku ndryshimet me nje shpirt solidar, ne do te kemi nje cikel virtuoz paqeje dhe prosperiteti dhe mund te shmangim konfliktet dhe staniacionin ekonomik",- tha Kahn. Kur FMN eshte krijuar, ne fund te Luftes se Dyte Boterore me rastin e skandalit te Bretton Woods, stabiliteti ekonomik ne bote ka garantuar edhe paqen. Per kapercimin e krizes FMN-ja duhet te kontribuoje me shume se deri sot. Konferenca e G-20-es ne prill ne Londer premtoi, se FMN-se do t' i vihen ne dispozicion mbi 1.000 miliarde dollare per te luftuar ngushticat per kredite dhe problemet e likuiditet kudo ne bote. Ky premtim vazhdon te jete ne fuqi, por ai po vihet me ngadalesi ne jete. Deri tani premtime konkrete ka vetem nga vendet e industrializuara, ndersa kombet si Kina, Brazili, India apo Rusia jane ende te terhequra. Perpara se te japin para keto vende duan nje perspektive per me shume te drejte fjale ne FMN. Kjo pasi vendimet ne FMN vazhdojne te dominohen nga SHBA-ja dhe BE-ja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›