E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” feston me abonentin e 500 mijtë në koncertin e Laurent Wolf



Kompania e telefonisë celulare “Eagle Mobile”, mbështet traditën e koncerteve “Eagle Summer Nights” në Shqipëri. Më se 5 mije artdashës kanë qëndruar nën tingujt e koncertit të Dj mjaft të njohur Laurent Wolf, që u zhvillua më 9 gusht në plazhin e Durrësit (Kompleksi Tropikal). Dita e diel ka kaluar plot gjallëri, freski dhe ritëm për pushuesit shqiptarë dhe abonentët e Eagle Mobile. Ky aktivitet mblodhi të pasionuarit e muzikës “House”, të cilët nuk kanë reshtur së dëfryeri deri në orët e mëngjesit. D.j. i njohur Laurent Wolf vjen në Shqipëri ndërkohë që po kulmon me turneun e tij ndërkombëtar në Evropë. Wolf shprehu kënaqësinë dhe falënderimet e tij për kompaninë “Eagle Mobile” që mbështeti këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm kulturor. Nata e 9 Gushtit ishte edhe një natë e veçantë jo vetëm për artdashësit, por edhe për vetë kompaninë “Eagle Mobile”, e cila festoi edhe arritjen e abonentit të 500 mijtë, i cili ishte Andi Ceku nga Tirana. Për të, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie Ali Tashkën kishte përgatitur një dhuratë shumë të veçantë. Tashkën përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë koncert dhe theksoi se Eagle Mobile tashmë është një familje e madhe, që do të vazhdojë të rritet më tej. Ne jemi kompani e re ashtu siç jeni dhe ju, dhe ne do të rritemi së bashku,” – ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm, Ali Tashkën.

11 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›