E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile hedh në treg ofertën e re

 

Kompania më e re e telefonisë celulare “Eagle Mobile” ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Fushata më e re “Vrapo tek Eagle”, ka sjellë edhe mundësinë e pajisjes me një aparat celular Samsung për vetëm 7900 lekë. Çdokush mund të drejtohet në dyqanet “Eagle” në të gjithë vendin dhe të përzgjedhë mes dy modeleve të celularëve, atë që i shkon më shumë. Po ashtu me një çmim tejet modest, të gjithë mund të përfitojnë jo vetëm aparatin celular por dhe një kartë telefonike SIM (të tarifës rinore riniring) si dhe 500 lekë kohë bisedë fillestare falas. Surpriza nuk përfundon me kaq. Për të gjithë personat të cilët marrin një telefon të tillë do të flasin falas nga ora 7 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit me të gjithë numrat e tjerë “Eagle” për 6 muaj me radhë duke ngarkuar minimalisht një kartë rimbushëse prej 800 lekësh çdo 30 ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›