Lejet e ndërtimit, PS jep konsensus për ligjin e ri
BLEDAR HOTI
Socialistët dhe demokratët arrijnë konsensus për ndryshimin e ligjit “Për Urbanistikën”. Edhe pse në prag të zgjedhjeve parlamentare, socialistët dhe demokratët kanë paqtuar votat e tyre për të kaluar me konsensus ligjin që prej kohësh ka qenë i kontestuar nga Bashkia e Tiranës. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka qenë prezent edhe këshilltari i kryeministrit, Flamur Kuçi, i cili ka bërë të qartë qëndrimin e Ekzekutivit pro këtij ligji. Sipas burimeve mësohet se prej disa kohësh mes ekspertëve të Ekzekutivit dhe Bashkisë së Tiranës ka pasur negociata për realizimin e një ligji konsensual. Varianti i parë i paraqitur nga qeveria, që daton në 12 dhjetor të vitit të kaluar me firmën e kryeministrit, është rrëzuar në moment, pasi kryekomisioneri socialist Ylli Bufi ka bërë prezent një variant të ri konsensual. Bufi urdhëroi që më pas kopjen e vetme që dispononte ta fotokopjonte dhe t’ia shpërndante anëtarëve të komisionit. Deputetët e komisionit janë gjendur të surprizuar nga ky fakt, duke bërë që të ndryshojnë qëndrimin e tyre për çështjen e ligjit të paraqitur në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Përfaqësuesja e Bashkisë në këtë mbledhje u shpreh pro miratimit të këtij ndryshimi. Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi ka qenë i vetmi që votoi kundër kësaj nisme, ndërsa socialistët dhe demokratët dhanë konsensusin e tyre pro. Deputeti i PD-së, Ardian Kollozi kërkoi që për këtë projektligj të mos jetë prezent vetëm nga Bashkia e Tiranës, por të jenë përfaqësues të shoqatës së “Kryetarëve të Bashkisë”.
Amendimet e ligjit
Ndryshimet në ligj synojnë në thjeshtimin e procedurave dhe të afateve në dhënien e lejes së ndërtimit, duke bërë që procesi të realizohet brenda 58 ditëve. KRRT-ja duhet që brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës të nisë procedurat në dhënien e lejes. Shqyrtimi i kërkesës kalon në dy faza: procedimi për shqyrtimin administrativ të kërkesës dhe, e dyta, shqyrtimi dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga organi kompetent, KRRT-ja vendore. “Njësia urbanistike brenda 5 ditëve shqyrton dokumentacionin e paraqitur nëse përmbush kërkesat që nevojiten. Kur njësia nuk vëren shkelje, njësia duhet të nisë procedurën e shqyrtimit administrativ të kërkesës”, thuhet në amendimin e nenit 45 të ligjit aktual. Gjithashtu theksohet se, “me procedimin për shqyrtimin administrativ njësia dhe këshilli teknik duhet të shqyrtojë kërkesën brenda 35 ditëve, nga data ku kërkesa cilësohet si e pranuar”. “Kur njësia e urbanistikës, në përfundim të afatit 35-ditor nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftim për: Mos pranimin e shqyrtimit administrativ të kërkesës, ose në përfundim të procedimit për shqyrtim administrativ të kërkesës, depozitimin për shqyrtim dhe miratimin e lejes së ndërtimit në KRRT, atëherë kërkesa konsiderohet e pranuar në heshtje dhe dokumenti i përcillet për shqyrtim dhe miratim KRTT-së së njësisë vendore”, thuhet në amendimin që i bëhet nenit 45 të ligjit aktual. Ndërsa tre muaj pas miratimit të këtij ligji ngarkohen institucionet kompetente brenda tre muajve dhe depozitojnë pranë bashkive dhe komunave materialin e azhurnuar hartografik mbi rrjetet infrastrukturore. Azhornimi duhet të realizohet më pas çdo 6 muaj, për kalimin e këtij informacioni nuk paguhet ndonjë tarifë. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do t’i shqyrtojë sot nen për nen propozimet e paraqitura për ndryshimin në mënyrë konsensuale të ligjit “Për Urbanistikën”.
ndryshimet ne ligj
Në nenin 9
Fjalia e dytë shfuqizohet
Në pikën 9, pas fjalisë së parë/paragrafit të parë shtohen këto paragrafë:
a- “Pas miratimit nga KKRT-ja, kërkuesi është i detyruar të depozitojë brenda një afati kohor prej 30 ditësh, projektin e zbatimit për objektin”
b- “Njësia e urbanistikës, brenda 5 ditëve nga depozitimi i projektit të zbatimit, shqyrton dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi vetëm për çështje të përmbushjes së formës, si dhe i dërgon njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformimitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, me rregullat urbanistike dhe vendimin e KRT-së.
c- Kur njësia e urbanistikës në njësinë vendore, brenda afatit 5-ditor, nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformimitetit arkitektonik quhet i pranuar.
d- Njësia e urbanistikës, brenda 10 ditëve njofton kërkuesin se projekti arkitektonik të zbatimit të objektit, është në përputhje ose jo me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së, si dhe detyrimin për pagesën e taksës.
e- Njësia e urbanistikës nëse brenda një afati 10-ditor nuk njofton kërkuesin, për të meta në dokumentacion ose të meta në pagimin e taksës konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e Urbanistikës.