E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, ja dëmet që paguajnë kompanitë

 

Komisioni i Ekonomisë ka hapur dje dritën jeshile për projektligjin më të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Sipas këtij projektligji, kompanitë e sigurimeve do të marrin përsipër të shlyejnë të gjithë detyrimin, në rast aksidentesh që sjellin pasoja për jetë njerëzish. Por, nga ana tjetër, sigurimi i individëve do të jetë i detyrueshëm me ligj. Vlera e dëmshpërblimit shkon deri në 2 milionë lekë për rastet ekstreme, ndërsa në projektligj janë përcaktuar qartë mënyrat e funksionimit të rregullave të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin pasagjerët nga aksidentet në transportin publik dhe sigurimin e përgjegjësisë së pronarit, ose të përdoruesit të mjetit motorik, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›