E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po rrënon ekonominë

Askush nuk beson se na qeveris kryeministri me I mire ne bote apo se jetojme ne ekonomine me te shendoshe iu pergjigj kryesocialisti Edi Rama deklaratave te kreut te qeverise Sali Berishes. Duke mbajtur kutite mbyllur, kjo qeveri po vazhdon rrenimin e ekonomise tha Rama duke lidhur gjendjen politike me ate ekonomike.

“Thotë do rrisë pagat ndryshe nga çdo vend në botë. A ka shqiptar të logjikshëm që ta besojë se ne jetojmë në vendin me zhvillimin më të shpejtë në botë, ndërkohë që varfëria rritet çdo ditë, me ekonominë më të shëndetshme në botë, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, me qeverinë më të suksesshme në botë, ndërkohë që korrupsioni rritet çdo ditë e çdo ditë ndodhin krime të padëgjuara më parë, dhe me kryeministrin më të mirë në botë, ndërkohë që zotëria ka frikë të hapë kutitë e votimeve nga ka dalë. Sali Berisha vazhdon avazin e vetëm që di, shpif shpif se diçka mbetet, gënje gënje se diçka besohet, grabit grabit dhe shkatërro shkatërro se gjithshka harrohet” tha Rama.

Ne anen tjeter kuvendi do te vazhdoje punen e tij edhe per rreth nje muaj e gjysem, nje kohe e ngushte kjo per te kryer nje hetim te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. I pyetur per kohen e paket ne dispozicion kreu i opozites Edi Rama la te kuptohet vazhdimin e kerkeses per transparence edhe ne shtator.“Rëndësi ka të kryhet transparenca” tha Rama.

Socialistet jane ne kuvend duke plotesuar te gjitha detyrat e tyre, megjithese sipas zyrtareve te larte socialiste jemi ne nje faze te ndermjetme negociatash.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›