E Diel, 1 Nëntor 2026

Media shqiptare, protestë kundër cinizmit të kryeministrit Berisha



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kohët e fundit po udhëheq një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare, duke tejkaluar të gjitha standardet etike, politike dhe njerëzore, deri te përpjekjet e fundit për të poshtëruar vdekjen tragjike të një prej krijuesve më të suksesshëm në historinë e medias shqiptare, presidentit të Top Channel, Dritan Hoxha.
Me një vetëdije të plotë ai shfaqi cinizmin e tij disa orë pas vdekjes së zotit Dritan Hoxha dhe më pas përdori gjithë mekanizmat e tij politikë dhe mediatikë që ka nën kontroll për të mbajtur gjallë këtë cinizëm. Në një fushatë të paprincipë ai po përpiqet të penalizojë median për një akt që nuk e ka kryer dhe të shpikë një fshehje krimi që media nuk e ka bërë. Ne pranojmë pa asnjë kompleks se në rastin e pasqyrimit të vdekjes së Dritan Hoxhës mediat shqiptare vunë solidaritetin njerëzor para angazhimit profesional.
Ne, gazetarët shqiptarë, nuk kemi fshehur asnjë krim dhe nuk mund të ndjehemi fajtorë për një gjë që s'e kemi bërë. Ata që kanë fshehur krime shtetërore në këtë vend janë në pushtet dhe po përpiqen të shpëtojnë autorët. Ne, gazetarët shqiptarë, po përpiqemi t'i zbardhim këto krime. Për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të shqetësuar nga instrumentalizimi i institucionit të Partisë Demokratike si partia kryesore në vend, për t'u përdorur në një fushatë denigruese ndaj medias shqiptare dhe vdekjes së një prej emrave të njohur të saj, për shkak të mllefeve personale të kryetarit të kësaj partie, Sali Berisha. Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj, vetëm për të demonstruar urrejtjen e tij. Ne u rreshtuam në anën e viktimës dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë. Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të shqetësuar nga fryma e denigrimit dhe fushata e fyerjeve që kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh ndaj komunitetit të gazetarëve shqiptarë, madje dhe ndaj atyre të huaj, siç qe rasti i gazetës "New York Times", për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj qeverisë që ai drejton. Ne u rreshtuam në mbrojtje të kolegëve tanë dhe për këtë arsye kryeministri na ka shpallur luftë.
Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, u bëjmë thirrje botuesve shqiptarë, drejtuesve profesionistë të medias shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, ta shënojnë këtë fushatë si një akt të rëndë kundër lirisë së shtypit të udhëhequr nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, tek i cili janë zgjuar atavizmat më të errëta të historisë së tij problematike me shtypin shqiptar. Ne, gazetarët e shtypit shqiptar, jemi të angazhuar ta përballojmë këtë betejë me të si një detyrim moral, profesional dhe njerëzor që kemi ndaj lexuesve tanë dhe lirisë së shtypit në Shqipëri.

(Deklarata është firmosur nga të gjithë
gazetarët e mediave të pavarura në Shqipëri)
1. Armand Shkullaku 2. Ylli Rakipi 3. Mero Baze 4. Andi Bushati 5. Skwnder Minxhozi 6. Ilir Babaramo 7. Blendi Fevziu 8. Andi Bejtja 9. Rudina Xhunga 10. Arban Hasani 11. Mustafa Nano 12. Sokol Balla 13. Filip Cakuli 14. Enton Abilekaj 15. Alfred Peza 16. Anila Basha 17. Pandi Gjata 18. Henri Cili 19. Baton Haxhiu 20. Rezart Xhaxhiu 21. Franko Egro 22. Valbona Kurti 23. Arjan Cani 24. Ilir Yzeiri 25. Roland Zili 26. Eni Vasili 27. Andrea Stefani 28. Lorenc Vangjeli 29. Ben Andoni 30. Artan Hoxha 31. Denis Minga 32. Sokol Shameti 33. Denion Ndrenika 34. Franko Egro 35. Ardita Bala 36. Bledar Kuka 37. Rezart Xhaxhiu 38. Gent Dervishi 39. Poli Hoxha 40. Armando Meta 41. Luan Kondi 42. Laureta Ryçi 43. Ervin Koci 44. Aleksander Cipa 45. Desada Meta 46. Martin Leka 47. Besnik Myftari 48. Urim Bajrami 49. Ylli Pata 50. Dori Lika 51. Juli Krisafi 52. Mentor Nazarko 53. Alban Dudushi 54. Bledar Zaganjori 55. Mentor Kikia 56. Robert Prifti 57. Mimoza Picari 58. Altin Kreka 59. Marin Mema 60. Erina Matraxhiu 61. Alma Demiraj 62. Sokol Bregu 63. Elona Meco 64. Klodiana Kapo 65. Enekelejd Llanaj 66. Leonard Nanaj 67. Genta Popa 68. Irma Toptani 69. Ada Heqimi 70. Franko Egro 71. Roland Qafoku 72. Qamil Xhani 73. Leonard Karaj 74. Aulona Kadillari 75. Enton Palushi 76. Ilir Paco 77.Matilda Bega 78. Eva Paja 79. Ervin Dushi 80. Artur Kuka 81. Alberta Zani 82. Saimir Kodra 83. Genti Pjetri 84. Alkida Budini 85. Armir Shkurti 86. Anila Rrushi 87. Esmeralda Bardhyli 88. Monika Leka 89. Eva Gjura 90. Florian Serjani 91. Armand Maho 92. Fitim Zekthi 93. Rildo Ngjela 94. Luljeta Progni 95. Bardhi Sejdarasi 96. Andi Tela 97. Redi Gjuzi 98. Arion Sulo 99. Andrea Stefani 100.Artur Zheji 101. Albert Gjoka 102. Anila Jole 103. Mira Kazhani 104. Zilie Feçi 105. Viola Keta 106. Dolad Jorgoni 107. Sonila Agostini 108. Rosalba Bejdo 109. Elert Yzeiri 110. Elona Duro 111. Klara Asqeriu 112. Arber Zharri 113. Lira Burgija

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›