E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile, oferta të reja

 

Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, mbush 1 vjeç më 12 mars. Pas ndryshimit të sjellë brenda një kohe rekord në tregun shqiptar të telekomunikacionit, surprizat e Eagle nuk dinë të mbarojnë. Të gjithë abonentët riniring dhe me rimbushje standarde, mes datave 9 mars – 12 prill, do të kryejnë rimbushje të kartave 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë, përfitojnë bonuse. Për çdo rimbushje të kartave 800 lekë fitojnë 150 lekë; për çdo rimbushje të kartave 1000 lekë fitojnë 250 lekë; për çdo rimbushje të kartave 2000 lekë fitoni 600 lekë dhe për çdo rimbushje të kartave 5000 lekë fitoni 1500 lekë bonus. Bonuset e fituara mund të përdoren brenda 30 ditëve pas ditës së rimbushjes. Bonuset e fituara mund të përdoren për telefonata kundrejt të gjithë operatorëve. Përveç kësaj të gjithë abonentët riniring dhe standard që kryejnë një rimbushje të kartave me vlerë 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë përfitojnë 100 SMS falas të cilat mund të përdoren vetëm brenda rrjetit Eagle Mobile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›