Engjëjt e mbërtheckave
Edmond Arizaj
Ponc pilatët shqiptarë u sulën të lanin duart në pellgun me ujë të pisët të Pangos. Dhe pas kësaj u ndien të pastruar. E përdorën Pango-mbërtheckën për të shpëlarë moralin e tyre, për t’u treguar të denjë e të devotshëm, madje edhe anti-natyralë. Sa më thellë të futet Pango në pusetën e pisllëkut e të degjenerimit, aq më të pastër e qelibarë dalin inkuizitorët moralë të tij. Një komb i gjithë drejtoi sytë dhe gishtin nga Ylli Pango, ish-ministër i Kulturës. I neveritshëm? Patjetër. Shfrytëzues? Akoma më shumë. Abuzues? Plotësisht. Pango i kishte të plotësuara “dokumentet”. As nuk e marr mundimin të pyes: se mirë Pango imorali ta lypi CV, por ti pse pranove t’ia çoje në shtëpi, por thjesht ngre dyshimin meqë m’u tha se nuk ishte provokim; përse nuk më del e regjistruar askund fjala e vajzës tek porta e shtëpisë: “Urdhëro profesor dokumentet. Natën e mirë, më fal për shqetësimin dhe faleminderit”. Dhe pas kësaj të dëgjoja Pango imoralin t’i lutej eja brenda, mos ik, mos ik, kam oxhakun e ngrohtë etj.
Nuk kam asnjë lloj dashamirësie ndaj Pangos. Madje, e kam neveritur këtë njeri që kur sillte shkrime tek “Koha Jonë” e dikurshme për mënyrën se si sillej, si fliste, sikur qurravitej. E kam neveritur këtë njeri edhe për fjalët që kam dëgjuar (kam dëgjuar, jo ditur) se bënte “namin” si pedagog e dekan. Por asnjëra nga këto nuk më jep të drejtën ta linçoj. As mua, as kurrkujt tjetër.
Shqiptarët u kthyen brenda një dite në Ku-Klus-Klanin e egër dhe Pango në zezakun që i hodhi sytë një bardhosheje. Dhe të mendosh se jo pak nga këta kuklusklanis-ta mund ta kenë “ngjyer” ndonjëherë gishtin në mëkatin e Pangos. E kam fjalën për mëkatin e shfrytëzimit të postit, dhe jo për atë tjetrin, ku ngjyerja është deri në shpatull, pavarësisht unazës bashkëshortore dhe premtimeve për besnikëri deri në vdekje. Ne jemi ai popull, i cili e lartëson përdhunuesin deri në piedestal e përmendore, por pas pesë vjetësh sërish i njëjti popull e tërheq zvarrë nëpër shesh. Sepse ky dënim mbarëkombëtar që po i ndodh prej kaq ditësh Pangos, nuk ishte parë që nga ’90. Dhe të mendosh që Pango është njeri, jo engjëll apo shenjtor.
Por shqiptarët, ata që bëjnë opinion dhe ata që e gëlltisin, përfituan nga Pango për të shkarkuar tek ai gjithë qelbin që mban brenda kjo shoqëri prej kaq vitesh. Për ta bërë Pangon fajtorin e gjithçkaje. Të ishte Pango shkaku i një tradhtie në Shkodër, arsyeja e një vrasjeje në gjumë në Vlorë, apo një vjedhjeje gjigande në Korçë. E kthyen Pangon në pellgun e errët, ku secili nxitoi të hidhte ndyrësitë e tij, për t’u ndjerë më pas i pastruar. A thua vetëm Pango është djalli? Gjithë të tjerët janë engjëjt? Apo thjesht Pango pati fatkeqësinë e “kapjes me brekë në duar”, megjithëse as i kishte zhveshur fare.
Do të isha mëse i lumtur që gjithë shigjetarët kundër Pangos të bënin qoftë edhe një mini-katarsis ndaj vetes apo shumicës së emrave të shënuar në telefonin e tyre (shumëkush ia njeh “bëmat” shoku-shokut). Ky katarsis duhet të nisë edhe nga shumë drejtues të mediave, që së pari një punëkërkuese e shohin si mall të ardhshëm krevati, e vlerësojnë nga gjoksi, nga buzët e nga prapanica e më pas i kërkojnë CV. Katarsis duhet të ketë edhe në ndërmarrjet private, ku vendi i punës ndonjëherë fitohet dhe mbahet po me të njëjtën mënyrë. E mbi të gjitha katarsis duhet të ketë në institucionet e shtetit, ku ata që i mbajnë me rroga e me dieta kazanovët janë taksat e shumicës.
Katarsis duhet të bëjë edhe Sabri Godo, i cili u shpreh gjerë e gjatë për imoralin Pango, por nuk tha asnjë llaf për zv.ministrin që u zhvesh duke kërcyer në sytë e të bijës ministre.
Eshtë e kotë që ne të hidhemi përpjetë për moralin, sepse do të na përqeshin grekët, italianët apo dhe pak më tej. Por ne duhet të ulërijmë për shfrytëzimet që i bëhet pushtetit të çdo lloji dhe në çdo mënyrë. Ne nuk duhet të shkelmojmë vetëm mbi Pangot me tuta, por edhe mbi Langot me dhe pa kollare.