“Eagle Mobile” përzgjedh 2369 fituesit e fushatës së dhjetorit
“Eagle Mobile”, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, përzgjodhi 2369 fituesit e fushatës së muajit dhjetor. Më datën 31 dhjetor 2008, vetëm pak orë para mbërritjes së Vitit të Ri, fituesit u përzgjodhën në një ceremoni që u transmetua në kanalet televizive Vizion Plus, Klan TV dhe Top Channel, në praninë e noteres. Fitues u shpallën 2009 abonentë riniring. Këta abonentë fituan nga 100 SMS falas secili të cilat do të përdoren që nga data 1 deri më 31 janar brenda grupit riniring. Por surpriza e madhe ishte dhurata për 100 abonentë riniring që fituan nga një laptop HP 550 së bashku me Eagle USB Modem dhe një vit internet falas. Po ashtu, 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular, 10 prej tyre Samsung SGH780 dhe 250 të tjerë Samsung C520. Abonentët me fat janë informuar për çmimet e fituara nëpërmjet një SMS-je, si dhe nëpërmjet shtypit të shkruar. Këto dhurata do të shpërndahen gjatë muajit janar për të gjithë fituesit. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga “Eagle Mobile” nëpërmjet pajisjes Eagle USB Modem kudo ku ndodhen në Shqipëri. Së bashku me kompjuterin portabël HP 550, ata do të kenë mundësinë të lundrojnë në internet, në të gjithë territorin e vendit që “Eagle Mobile” mbulon me sinjal. (“Eagle Mobile” tashmë mbulon 97% të popullsisë dhe 90,7 % të territorit të Shqipërisë). “Eagle Mobile” ka shënuar mëse 250 mijë abonentë në përmbyllje të vitit 2008. Kjo shifër ishte tej pritshmërisë së kompanisë më të re të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Tashmë “Eagle” ka në synimin e saj shtimin e kësaj familjeje të madhe gjatë vitit 2009, falë edhe interesit dhe mbështetjes që ka ardhur nga opinioni publik shqiptar. Me “Eagle”, shqiptarët do të vazhdojnë të fitojnë!
6 Janar 2009