Topi: “Marrëdhëniet e mia me Berishën nuk janë më si më parë”
Presidenti Topi: “Me kryeministrin Berisha kam vetëm marrëdhënie institucionale”. Numri 1 i shtetit shqiptar: “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pranuar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin dhe kryetarin aktual të PD-së, Sali Berisha, nuk janë më në nivelin e mëparshëm. Në një intervistë për gazetën kosovare “Kosova sot” ka treguar se marrëdhëniet me kryeministrin Berisha tashmë janë vetëm në nivel institucional. Presidenti Topi e cilësoi shumë të suksesshëm vitin 2008, pasi në këtë vit u shpall pavarësia e Kosovës dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO. Duke u ndalur te pavarësia e Kosovës, Presidenti Topi e quajti atë të pakthyeshme, duke hedhur poshtë çdo zë për ndarjen e saj.
Z. President, ky vit duket më i frytshmi për të dy vendet. Çfarë do të veçonit nga zhvillimet politike më të rëndësishme që po lëmë pas?
Dy janë ngjarjet kulmore: 17 Shkurti dhe 4 prilli: Pavarësia e Kosovës dhe ftesa që iu bë Shqipërisë për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit. Janë jo vetëm aspirata, realizimin e të cilave e përjetuam me shumë emocion së bashku, por edhe hapa shumë të rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e vendeve tona, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Këto janë arritje të jashtëzakonshme që na nxitin të shikojmë me shumë optimizëm të ardhmen dhe me shumë realizëm përmbushjen e ambicieve tona integruese.
Cilat ishin vështirësitë më të mëdha të drejtimit gjatë këtij viti?
Nuk mund të them që ka patur vështirësi. Qëndrimet dhe vendimet e Presidentit të Republikës kanë qenë gjithnjë konformë ligjeve e në respekt të Kushtetutës, me ndjeshmëri njerëzore e institucionale për fenomene e ngjarje të ndryshme. Presidenti i Republikës i është përmbajtur premtimit të deklaruar publikisht që në momentin e marrjes së detyrës për të qenë mbi partitë politike dhe për të përfaqësuar unitetin e popullit. Pavarësisht ndjeshmërive politike, nuk ka patur hezitim nga ana e Kryetarit të Shtetit në përmbushjen e këtyre qëllimeve. Dhe ju siguroj se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Z. President, keni deklaruar se pavarësia e Kosovës është zhvillimi më i rëndësishëm në Ballkan në shekullin XXI. Si e vlerësoni ritmin e njohjes së pavarësisë?
Kurorëzimi i pavarësisë së Kosovës nuk u arrit lehtë. Ai përmbylli procesin e gjatë, të vështirë, të përgjakur dhe të dhimbshëm të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ajo provoi se e drejta dhe liria e popujve mund të fitojnë ndaj padrejtësisë dhe regjimeve shtypëse dhe se rajoni i Ballkanit mund të kthehet në një hapësirë ku luftërat dhe konfliktet t’i përkasin së kaluarës.
Njohja e pavarësisë përbën një tjetër sfidë. Njohja e saj nga shumë vende me peshë në arenën ndërkombëtare, globale apo europiane, nuk është e rastësishme. Mbështetja në vazhdimësi e këtyre vendeve dhe e Shqipërisë, së bashku me angazhimin e vetë shtetit të Kosovës, do të bëjnë që ky proces, i kushtëzuar nga një sërë faktorësh gjeopolitikë, rajonalë e globalë, të intensifikohet, pavarësisht se duket sikur nuk ecën me shpejtësinë që do të dëshironim. Duke vënë theksin te rëndësia e vazhdimësisë së këtij procesi, dëshiroj të nënvizoj se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm tashmë.
Çfarë është duke ndërmarrë politika shqiptare rreth zgjerimit të listës me njohje të reja?
Unë jam shumë i vëmendshëm dhe i ndjek me shumë kujdes zhvillimet e brendshme në Kosovë, por dhe ato të jashtme që kanë të bëjnë me të. Procesi i vazhdimësisë së njohjes është rregullisht temë e bisedimeve dy dhe shumëpalëshe të politikës së jashtme shqiptare. Në të gjitha takimet që unë kam, dhe jo vetëm unë, me homologë dhe me faktorë të politikës botërore, e ardhmja e Kosovës përbën një çështje që shtrohet me seriozitet dhe vendosmëri. Zgjerimi i listës me njohje të reja do të realizohet duke ndërtuar strategji të përbashkëta me vendet mike, dhe së bashku në një plan dypalësh, rajonal, europian dhe global, të shtrihet synimi i vazhdimësisë së këtij procesi. Shqipëria së bashku me Kosovën po e bëjnë këtë.
Megjithatë, për zhvillimet e fundit, sidomos me 6-pikëshin, janë ngritur zëra qoftë të opinionbërësve medialë, qoftë të segmenteve të caktuara politike, të cilët kanë dhënë vlerësime të ndryshme. A konsideroni se në vorbullën e këtyre zhvillimeve diplomacia shqiptare ka bërë maksimalen?
Kosova është një çështje globale. Faktorët që janë angazhuar në forcimin e pavarësisë e sovranitetit, zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, janë sa rajonalë dhe europianë, po aq edhe euroatlantikë. Diplomacia shqiptare ka pasur një angazhim konstant në këtë drejtim. Ajo, pikërisht, duhet t’i përshtatet me dinamizëm dhe me shpejtësi zhvillimeve të reja në Kosovë, por edhe të analizojë dhe të veprojë, së bashku me diplomacinë kosovare, për të mbështetur procesin e ndërtimit të një shteti europian në Kosovë dhe për të penguar tendencat apo përpjekjet për të ndalur apo devijuar këtë proces. Kjo është një sfidë e jona, që duhet përballur me sukses.
Konsideroni se shqyrtimi i iniciativës serbe në GJND mund të ndikojë në procesin e njohjes?
Pavarësia e Kosovës është plotësisht e ligjshme dhe e bazuar fuqimisht në të drejtën ndërkombëtare. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 53 vende dhe shtete të tjera pritet ta njohin, që tregon se njohja pavarësisë së saj është një proces që ka marrë drejtimin e duhur për qëllimin e caktuar. Cilido qoftë mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të ketë asnjë efekt juridik mbi pavarësinë e Kosovës, as mbi procesin e njohjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Z. President, misioni i EULEX-it do të jetë i paanshëm në raport me statusin e Kosovës si shtet sovran. A e cenon ky fakt në ndonjë mënyrë pavarësinë e saj?
Misioni EULEX ka një mandat të përkohshëm. Unë besoj se në Kosovë po ndërmerren veprimet e duhura për shtrirjen e Misionit në përshtatje me realitetin e ri të krijuar pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Është e rëndësishme të shmanget sidomos çdo vakuum pushteti në këtë proces përcjelljeje kompetencash dhe të shmanget çdo ndarje institucionale mbi baza etnike dhe mbivendosje të kompetencave si policore, ashtu edhe doganore. Sa më shpejt të zbatohet kjo mënyrë shtrirjeje, aq më i suksesshëm do të jetë ky mision i rëndësishëm.
Në tavolina janë dëgjuar zëra për ndarjen e Kosovës, pastaj të konfederatave të ndryshme dhe të ngjashme...
Energjitë tona duhet të shkojnë drejt procesit të njohjes së Kosovës, drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike europiane dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, drejt gjetjes dhe zbatimit të programeve për zhvillim të ekonomisë kosovare dhe drejt integrimit të saj në NATO dhe Bashkimin Europian. Shqiptarët nuk kanë kohë të humbin më me zëra anonimë apo variante shterpë për të ardhmen e tyre. Ata e kanë zgjedhur tashme rrugën e tyre të integrimit euroatlantik.
Si i vlerësoni raportet ndërmjet dy vendeve? Nga gjykimi i vëzhguesve të ndryshëm nga të dyja anët thuhet se në disa fusha këto raporte sikur po stagnojnë dhe duke lënë për të dëshiruar një impuls të ri?
Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Ato po zhvillohen duke ndjekur vizionet tona të përbashkëta integruese si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal. Vizitat e ndërsjella dypalëshe dhe numri i konsiderueshëm i marrëveshjeve të nënshkruara lëvizin në një dinamikë shembullore. Vizita ime zyrtare në Kosovë dhe ajo e Presidentit Sejdiu në Shqipëri janë dëshmi e qartë se të dy vendet kanë një vullnet politik gjithëpërfshirës si të qeverive, ashtu edhe të forcave në opozitë, për të zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat si dy shtete të pavarura aspirante të denja për familjen euroatlantike.
Në qarkullim nga disa parti mbahet gjallë ideja për bashkim, si një zgjidhje e përhershme, e cila siguron një qëndrueshmëri të stabilitetit. Komenti juaj?
Shqipëria dhe Kosova qartësisht dhe me vendosmëri synojnë integrimin europian dhe euroatlantik. Në përballjen me sfidat e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit në rajon, për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme dhe një zhvillim afatgjtaë, si dhe për të përmbushur synimet tona, ne jemi bashkë dhe po ashtu do të jemi edhe brenda familjes euroatlantike.
Z. President, a keni njohuri pse ende Shqipëria nuk ka një ambasador në Kosovë, megjithëse është emëruar Islam Laukaj para pak muajsh?
Emërimi i një ambasadori, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, duhet të ndjekë disa procedura dhe disa shkallë institucionale duke u përmbyllur me dekretin e Presidentit të Republikës. Shqipëria duhet të përfaqësohet në Kosovë me diplomatët e saj më të mirë dhe me një ambasador të shkëlqyer. Procedurat që përmenda më lart akoma nuk kanë mbërritur në Presidencë për të dekretuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë.
A kanë ndryshuar raportet tuaja me Berishën që kur jeni bërë President?
Natyrisht. Nga raportet e mëparshme personale e partiake, janë shndërruar në raporte institucionale, si përfaqësues të dy institucioneve të ndryshme dhe këto të dytat gjithmonë prevalojnë në respekt të ligjit e në mbrojtje të Kushtetutës.
A keni frikë se e djathta mund t’i humbë zgjedhjet vitin e ardhshëm?
Kjo pyetje u takon partive politike në fakt. Zgjedhjet politike të vitit 2009 janë prova më e madhe e demokracisë, e pluralizmit politik dhe e integrimit të Shqipërisë. Etika politike dhe transparenca elektorale, të detyrueshme për t’u respektuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, do të jepnin garanci të qëndrueshme për zgjedhje të standardeve demokratike dhe nxitje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votime. E rëndësishme është që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve, të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve votues dhe të mos kontestohen.
6 Janar 2009