LSI: Vonesat me kartat e identitetit po rrezikojnë zgjedhjet
Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron se vonesa për shpërndarjen e kartave të identitetit po rrezikon procesin zgjedhor. Nënkryetari i LSI-së, Sokol Axhemi, kërkoi nga qeveria që të mos e zvarrisë më tej këtë proces të rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “Ne e kemi theksuar edhe herë të tjera, që zvarritja e këtij procesi rrezikon standardet e zgjedhjeve. Pajisja e shqiptarëve me karta indentiteti është dhe një ndër kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne si LSI kërkojmë transparencë parlamentare dhe publike për ecurinë e këtij procesi”, - tha Axhemi.
6 Janar 2009