Oferta e fundit: Buxhet 100 mln euro
Konflikti ndërmjet Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe skuadrave të Formula 1 duket se po shkon drejt mbylljes. Presidenti i FIA-s, Maks Mosli, u ka dërguar një letër të gjithë përgjegjësve të skuderive, që janë pjesë e FOTA-s, ku u ka propozuar një buxhet më të lartë për Botërorin 2010. Shpenzimet për kampionatin e ardhshëm në F.1 do të kapin shifrën 100 milionë euro, ndërsa që prej vitit 2011 ato do të kufizohen në 40 milionë euro. Kjo është oferta e fundit nga Mosli, i cili po tenton t‘i bindë konstruktorët e mëdhenj që të mos largohen nga cirkuiti.