E Diel, 1 Nëntor 2026

Debutimi, Ronaldo e Kaka kundër Milanit

Është parashikuar për 26 korrik debutimi i dy blerjeve më të bujshme të Realit të Madridit, dy yjeve të rinj, Kaka dhe Kristiano Ronaldo. Lajmin e ka bërë të ditur dje e përditshmja spanjolle, "As". Hera e parë që të dyja blerjet e reja të madrilenëve do të zbresin në fushën e stadiumit "Bernabeu", në ndeshjen e parë të "Peace Cup", kundër ekuadorianëve të Liga Universitaria di Quito. Ndërkohë që më 25 gusht është parashikuar përballja e parë e madhe europiane e Realit të ri në Trofeo Bernabeu, Kaka do të gjendet përballë ish-shokëve të tij te Milani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›