E Diel, 1 Nëntor 2026

Perez: Së shpejti, Vija lojtar i Realit

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, garanton se arritja e marrëveshjes për blerjen e David Vijës është vetëm çështje kohe. Në mikrofonat e "Canal Nou", drejtuesi më i lartë i klubit "merengue" deklaroi: "Është thjesht çështje kohe. Lëvizjet që do të bëjmë rreth këtij transferimi lidhen me miqësinë dhe marrëdhëniet e mira që kemi me Valencian. Vija është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe përshtatet me planet tona". Të njëjtat fjalë Perez i përdori vetëm pak orë përpara blerjes rekord të Kristiano Ronaldos nga Mançester Junajtid.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›